BALETI ËSHTË LIRIA E TRUPIT DHE FJALA UNIVERSA LE E SHPIRTIT

BALETI ËSHTË LIRIA E TRUPIT DHE FJALA UNIVERSALE E SHPIRTIT

Gazeta Paloma - - Front Page -

Është një ndër balerinët dhe koreografët shqiptarë më në zë në Itali, që padyshim bën krenar çdo shqiptar për arritjet dhe përfaqësimin dinjitoz të tij në skenat italiane. Djalë i dy artistëve të nderuar Mukadez Erebara dhe Estref Shaqiri, Iliri arriti të zhvendosë skenën e kërcimit nga Shqipëria në Itali, skenë ku ai bëri të mësojnë e të kërcejnë balerinët e ardhshëm italianë, ndër ta edhe vajzën e tij 12-vjeçare, Emily. Edhe pse shumë i zënë me punët e tij, mjeshtër Iliri gjeti pak kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve duke shuar kështu kuriozitetin e dashamirësve të tij...

Një thënie e vjetër thotë: Të gjitha rrugët të çojnë në Romë. A mund të na thoni se ç’të veçantë ka Roma, qyteti që ke zgjedhur për të punuar dhe jetuar?

- Kam në Itali që në vitin 1992 dhe kam kaluar dhe qëndruar në shumë qytete duke ushtruar profesionin tim. Në Romë pata fatin tim profesional në televizion, ku punova për shumë vjet prandaj u përqendrova në Romë pasi ka më shumë mundësi, kontakte me artistë etj.

Dardha bie nën dardhë. Djalë prindërish artistë dhe tashmë edhe vajza juaj ka hyrë në rrugën e artit. Kjo ka qenë dëshira juaj, që edhe vajza të bëhet si babi?

- Si bir arti që jam e di shumë mirë ç’do të thotë të kesh fëmijën të të njëjtit zanat si në të mira dhe të këqija për pikëpamje të ndryshme. Do të doja që Emily një ditë të kërcente siç duhet e si do të doja, por kjo kërkon shumë punë dhe sakrifica. Emily është shumë e talentuar në shumë zhanre arti, duke përfshirë edhe baletin, por koha do të tregojë se ku do të shkëlqejë më shumë dhe kush do të jetë e ardhmja e saj.

Në Tiranë prej vitesh ju ndjekim të “Dancing with the stars”. Si ndiheni në rolin e personit që duhet të gjykojë dhe të japë verdiktin për ëndrrat dhe të ardhmen e konkurruesve? - “Dancing With the Stars” është një program televiziv me shumë peshë dhe përgjegjësia për rolin që kam aty është shumë e madhe për faktin e gjykimit të artistëve të konfirmuar në artin përkatës që duan të fitojnë kupën e garës. Unë nuk vendos të ardhmen e tyre pasi ata e kanë krijuar atë ose janë në punë e sipër. “Dancing...” është një pikë arritje e lartë artistike për më të konfirmuarit dhe një pikë shtytje për artistët më të rinj. Një program televiziv tashmë me traditë dhe cilësi, që lë mbresa të mëdha si te konkurrentët, edhe te telespektatori.

Unë që po ju bëj intervistën jam një person që kurrë nuk kam kërcyer në jetën time. Çfarë kam humbur unë?

- Baleti është liria e trupit dhe fjala universale e shpirtit. Fluturimi i ndjenjave dhe kënaqësia e djersës duke dhuruar emocione të pafund... ja çfarë ke humbur. Por je gjithmonë në kohë të fillosh!

Valltar dhe koreograf. Si e sheh koreografi Ilir Shaqiri valltarin Ilir Shaqiri? - Si koreograf e shikoj veten si kërcimtar me shumë defekte dhe elemente

përmirësimi.. dhe anasjelltas. Shumë rrallë ndodh të kënaqem me veten. Dhe kur shikoj veten ...

fjalë Tiranën.Sot të gazetatmira Madje për italianeka Shqipërinëitalianë shkruajnëqë kanëdhe zgjedhurkur - lexoniPa diskutimtë për jetojnë lajme shumë këtu.të tilla? krenarSi ndiheniedhe sepse kolosal jam që pjesëkanë dhënë e vogël dhee kontributitjapin çdo ditë rritur artistët reputacionin shqiptarëe venditnë botë tonë. për të

nëse Vitetna mësonikin dhe më është shumëi vjetër shkolla debatiapo jeta. madh Për që ju ju, ka cili dhënë është jeta? mësimi më i

dhe eksperienca.- Mësimin më Shkollatë madh krijone jep vetëmjeta bazën. Mbijetesa në art është gjëja më e vështirë për artistin. Nëse do të kishit zgjedhur një zanat tjetër, cili do të ishte ai?

- Gjithmonë më ka pëlqyer të fluturoj. Po mos ta bëja me këmbët e mia, do të bëhesha pilot.

Dikur në Shqipëri mungonte liria e kërcimit, gjë që ishte shkak edhe i largimit tuaj nga vendi. E keni gjetur momentin për t’i folur Emily-s për Shqipërinë dhe se pse u larguat? Si ka reaguar vajza?

- Emily di shumë detaje për vuajtjet dhe sakrificat e mia. I kam treguar shumë gjëra dhe besoj se i kanë bërë veç mirë për të vlerësuar akoma më shumë ato që ajo ka sot.

Përveç kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, për çfarë ju merr malli për Tiranën?

- Tirana është thjesht magjike dhe çdo herë që vij është gjithmonë si hera e parë. Më mungon gjithçka.

Keni menduar ndonjëherë për rikthimin në vend pas më shumë se 20 vitesh?

- Karriera ime tashmë është konsoliduar këtu dhe për shumë kohë akoma do të jetoj këtu. Kur të mos punoj më, ndoshta kthehem për të kaluar pleqërinë aty ku kalova fëmijërinë. Po ka shumë kohë për këtë!

Një pyetje rutinë, ku dallojnë festat e fundvitit në Romë nga ato në Tiranë? - Dallimi është te gatimi nga dora e nënës dhe urimi: Gëzuar!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.