U NJOHËM DHE U MARTUAM BRENDA MUAJIT

Gazeta Paloma - - Front Page -

Sinem Ozturk është një aktore e suksesshme, e cila është shfaqur pak në seriale dhe më shumë në kinema. Ajo që të bën përshtypje është fakti që në të dy serialet ku ka marrë pjesë “Dashuri me Qera” dhe së shpejti në “Fate të kryqëzuara”, ka thyer rekorde shikueshmërie. Në këtë intervistë ajo na tregon për personazhin e saj të ri, jetën e saj personale si dhe ëndërrat për të ardhmen e afërt. A e shikoje serialin “Fate të kryqëzuara” më parë? Po, e shikoja. Më parë e shikoja për qejf, tani jam pjesë e projektit. Cilët aktorë u pëlqejnë më shumë? Ebru Ozkan, Baris Falay, Erkan Petekkaya… Si ju erdhi oferta?

Erkan ka qenë dëshmitari ynë i dasmës. E kam njohur Mustafanë në mars të 2016 dhe u martuam në maj. E ndjeva menjëherë se do të kisha një dashuri dhe martesë të lumtur me të. Diçka kozmike?

Kishte diçka të tillë. Me datë 9 mars e parandjeva se diçka e bukur do të ndodhte në jetën time. Parandjenja më doli e vërtetë pasi atë ditë u njoha me bashkëshortin tim. Më parë keni luajtur rolin e Yasemin në “Dashuri me Qera”. E kam dashur shumë personazhin, vazhdoj të ndjek ende serialin. Në serialin “Fate të Kryqëzuara” personazhi yt quhet Selma… Si Yasemin dhe Selma kanë diçka të përbashkët, janë femra të forta.

Në rolin e Yasemin jeni vlerësuar me çmimin “Peronazhi më i mirë dytësor i vitit”.

Po, çmim që më ka bërë shumë të lumtur. Shpresoj që edhe me rolin e Selmës të arrij të njëjtën gjë. Si ka qenë dita e parë në setin e ri?

Kisha turp, njësoj si një fëmijë, më ka çuar bashkëshorti dorë për dore në xhirime. Na flit pak për Selmën…

Bashkëshorti i Selmës ka vrarë veten në burg për faj të Harunit. Tani Selma kërkon hakmarrje. Nëse ti do të ishe Selma, a do të bëje të njëjtën gjë për hakmarrje?

Selma fajëson për çdo gjë Harunin. Edhe unë do digjesha nga flakët e inatit nëse bashkëshorti do më kishte vdekur për faj të dikujt. Do kërkoja hakmarrje, sepse s’do të mund të jetoja dot me një barrë kaq të madhe.

A është diçka pozitive apo negative të përfshihesh në një serial që ka kohë që ka nisur?

Pozitivja dhe negativja janë në duart tona. Jam e gatshme të bëj çdo gjë për të qenë të suksesshëm dhe falë Zotit çdo gjë po shkon siç duhet. Kam edhe një martesë të lumtur. Mos na paftë syri keq. Selma duket shumë ndryshe nga Yasemin…

Selma është personazhi i surprizave në këtë serial. Është një femër e drejtpërdrejtë dhe që kërkon drejtësi. Është e lënduar sepse ka humbur njeriun e jetës për faj të Harunit. Duket sikur do të ndodhë ndonjë surprizë…

Nga njëra anë Xhihani, nga ana tjetër Haruni, mes të dyve është Selma. Është e vështirë të kuptosh se në cilën anë po lufton ajo.

Shumica e aktorëve sot nuk kanë përfunduar studimet për aktrim. Ju jeni diplomuar në Stamboll, keni aktruar në 26 filma me metrazh të shkurtër, keni qenë regjizore e 8 filmave me metrazh të shkurtër… A mund të presim ndonjë shfaqje në kinema? I adhuroj filmat me metrazh të shkurtër. Një projekt i mrekullueshëm në kinema është pranë realizimit, me emra të mëdhenj të ekranit të përfshirë. Ideja është e tim shoqi. Që herën e parë kur jemi takuar më ka treguar projektin dhe m’u mbushën sytë me lot. Flet për luftën me Korenë. Një ushtar turk dashurohet me një vajzë koreane. Shikojmë se si pas lufte ai shkon në Kore pë t’u bashkuar me dashurinë. Na bën të kuptojmë se edhe ushtarët kanë mëshirë dhe ndjenja. A po mendoni të bëheni nënë? Jam 31 vjeçe, kështu që sigurisht që dëshiroj të bëhem nënë. Vetëm se jo në këtë moment. Dëshiroj që kur të bëhem nënë të qëndroj pranë fëmijës deri sa të jetë 3- 4 vjeç, të shkëputem fare nga puna. Kemi vendosur me bashkëshortin që fëmijën tonë do ta rrisim në një fermë, pranë natyrës. Do ketë edhe kafshë në fermë?

Që tani i adhurojmë kafshët. Kemi 4 qenë, dy në oborr dhe dy në shtëpi. Pikturoj shumë portrete kafshësh, të cilat planifikoj t’ua dhuroj strehave të cilat do t’i ngre unë për kafshët e braktisura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.