NË CILËN MOSHË JANË MË TË VËSHTIRË FËMIJËT? fq. 19

Gazeta Paloma - - Front Page -

Në çdo moshë, fëmijët përbëjnë një sfidë për prindërit.

Kur janë foshnje, prindërit duhet të përballen me lodhje fizike për shkak të mungesës së gjumit dhe ciklit pa fund të të ushqyerit, gromësimave, pastrimit dhe duke qetësuar një bebe që qan gjithë kohës.

Ndërsa kur është fëmije i vogël, prindërit duhet të përballen me një person të vogël që nuk thotë dot opinionin e vet, por në të njëjtën kohë duan të kuptojnë dhe drejtojnë botën.

Vitet e shkollës përfaqësojnë sfida akademike dhe sociale dhe prindërit duhet të kuptojnë se si të mbështesin dhe drejtojnë fëmijët e tyre, ndërkohë që edhe caktojnë kufijtë e nevojshëm.

Ndërsa gjatë adoleshencës dhe të 20-ave, intensifikohen sfidat akademike dhe sociale, ndërsa prindërit përballen me sfidën për të ruajtur lidhjen me fëmijët ndërkohë që ata fokusohen gjithnjë e më shumë te jeta përtej familjes. Gjithashtu duhet të ndihmojnë fëmijët që të gjejnë balancën midis pavarësisë

dhe përgjegjësisë.

Por cila fazë është më e vështira për prindërit?

Cila fazë e prindërimit është më sfiduesja?

Sigurisht që përgjigja varion nga njëri prind të tjetri, me fëmijë të ndryshëm dhe rrethana të ndryshme. Megjithatë sipas një studimi të realizuar me më shumë se 2000 nëna u arrit në përfundimin se nënat e fëmijëve në 9 vjeçare (12-14 vjeç) ndiheshin përgjithësisht më keq se nënat e të sapolindurve, fëmijëve të vegjël, ose atyre në shkollë të mesme apo fëmijëve të rritur.

Studimi zbuloi se kjo nuk ndodh vetëm prej përshtatjeve që duhet të bëjnë fëmijët ose sjelljes së egër. Ka diçka më shumë.

Pse janë vitet e hershme të adoleshencës kaq të vështira për prindërit?

Jo çdo fëmijë është i vështirë në vitet e para të adoleshencës. Disa fëmijë e kalojnë shumë mirë këtë fazë.

Nga ana tjetër shumë prindër nuk kupto- jnë se si fëmijët e tyre të ëmbël shndërrohen gjatë viteve të shkollës 9 vjeçare.

Në vitet e para të adoleshencës fëmijët janë tepër të fokusuar për të krijuar një identitet të pavarur, jashtë familjes. Po përballen edhe me probleme hormonale dhe ndryshime që kanë lidhje me pubertetin. Fëmijët në këtë moshë duhet të mësojnë se si të jetojnë në një botë më të madhe, shkolla me hierarki të caktuar sociale dhe kërkesa më të mëdha akademike.

Fëmijët e kësaj moshe ndihen vazhdimisht të gjykuar por janë edhe shumë kritik ndaj të tjerëve. Ata kanë nevojë të dinë se çfarë është dhe nuk është cool. Ata rrokullisen midis sjelljes arrogante dhe ndjesisë së pasigurisë. Krijojnë shpesh zënka dhe ndonjëherë janë edhe armiqësor. Mund të jenë të vrenjtur dhe me luhatje humori në shtëpi, por të qeshur dhe popullor me shoqërinë.

Të jesh prind i një fëmije pothuajse adoleshent është mjaft e vështirë pasi stresi i tyre të kalon edhe ty. Shprehja “Një prind është po aq i lumtur sa fëmija i tij më pak i lumtur” është shumë e vërtetë.

Kjo fazë mund të jetë e vështirë edhe për faktin që ndjen sikur po krijohet një distancë e re me fëmijët tanë pothuajse adoleshentë. Është konfuze se si fëmija yt i dashur, papritur merr ters gjithçka që ti i thua. Bërtasin gjithë kohës me ne, por me të tjerët janë shumë të sjellshëm. Mund të na duket sikur po zhytemi në errësirë, ndërkohë që përpiqemi të qëndrojmë në një linjë me ndryshimet e tyre të shpeshta dhe mësojmë se si të navigojmë në këtë terren të paprekur të prindërimit. Si mund të përballoni problemet e kësaj moshe? Sfidat e të qenit prind janë tepër të rëndë-

sishme sidomos për prindërit, që duhet të kujdesen për veten dhe fëmijët e tyre. Më poshtë ju ofrojmë disa zgjidhje. Zhvillo veten tënd përtej të qenit prind

Fakti që fëmija yt po rritet dhe po bëhet më i pavarur do të thotë që ti ke më tepër kohë që të kujdesesh për veten. Të zhvillosh interesat e tua përtej të qenit prind, të bën të ndihesh më mirë dhe të ndihmon ti shikosh gjërat në perspektivë. Madje në këtë mënyrë mund të kesh diçka pozitive për të biseduar me të. Kërko mbështetje

Të gjithë kemi nevojë të flasim me një person të besuar. Kur dëgjon se edhe mikesha jote më e mirë po has në të njëjtat probleme me fëmijët, kjo të bën të ndihesh pakëz më mirë dhe sikur gjen ngushëllim. Nga ana tjetër, adoleshentët dhe 20 vjeçarët e urrejnë që prindërit të flasin për ta me të tjerët. Kështu që bëj kujdes se çfarë i rrëfen, kujt dhe kur. Minimizo përballjet për të treguar fuqinë

Të gjithë janë të humbur në një debat prindadoleshent. Vendos sa më pak rregulla. Thuaj të lutem dhe faleminderit. (Shumë shpesh përdorim manierat më të këqija me njerëzit që duam më shumë.) Ji e hapur për negociata të paqta me adoleshentin tënd dhe përpiqu seriozisht që ti shikosh gjërat nga perspektiva e fëmijës tënd. Sa herë që është e mundur thuaj “po” ose ofro një kompromis.

Refuzimi i acaron adoleshentët. Nëse ke diçka për ti thënë, përmblidhe në një fjali, thuaja dhe dil nga dhoma. Adoleshentët janë gati për të debatuar dhe është më mirë që këtë rrëmujë që ndjejnë ta mbajnë përbrenda. Duro

Kujtoji herë pas herë vetes se kjo është një fazë kalimtare. Ka shumë mundësi që nëse bën pak durim do të arrish të krijosh një lidhje më të fortë dhe të shëndetshme me ta. Të kesh një fëmijë të vogël është e lezetshme, por me një adoleshent ose me një fëmijë të rritur mund të krijosh një lidhje më të barabartë dhe të thellë. Zhvillo amnesinë

Mos e përmend asnjëherë të shkuarën e adoleshentit tënd. Ata ndryshojnë shumë shpejt. Atë që ndodhi muajin e kaluar, e ka bërë një njeri krejt tjetër. Mundohu që të fillosh çdo ditë me një faqe të re të bardhë për fëmijën tënd. Një nga gjërat më të dashura që mund të bësh si prind është të bëhesh me amnezi dhe të harrosh gabimet dhe përpjekjet e së shkuarës. Kjo i lejon ata të rriten, në vend që të mbeten peng të së shkuarës dhe njëkohësisht na mundëson të pranojmë dhe përqafojmë njeriun e ri që po rritet pranë nesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.