VIP-AT QË EKSPOZUAN FËMIJËT NË FUNDVIT

Gazeta Paloma - - Front Page -

Në muajin dhjetor, prezantuesja e Super Sport Bora Zemani i ka dhuruar të gjithë ndjekësve të saj në instagram një foto shumë të bukur me djalin e saj 2-vjeçar, Arbori. E veshur me të kuqen festive dhe në sfond pemën e Krishtlindjeve, Zemani shfaqet më rrëzëllitëse se kurrë në prani të të birit, i cili është fryt i dashurisë së saj disa vjeçare me DJ-n e njohur Vin Veli. Bora ka preferuar që Arborin ta rrisë me vjehrrën e saj në kohën kur asaj i duhet të jetë në punë dhe kur është në shtëpi, ajo nuk heziton të na dhurojë copëza nga lojërat që bën me vogëlushin. Ish-pjesëmarrësja e “Dance with me” e ka cilësuar djalin si festën e saj të madhe nisur kjo edhe nga ditëlindja e tij që është në dhjetor, që prej dy vitesh është shndërruar në muajin më të dashur të Zemanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.