9 MENYRA PER T'U ZGJUAR HERËT PA SHUMË PËRPJEKJE

Gazeta Paloma - - Front Page -

Ju pëlqen apo jo, është bota e njerëzve që zgjohen herët dhe të gjithë duhet të jetojmë në të. Ja si mund të ndryshoni dhe të transformoheni nga një njeri që fle deri vonë në një njeri që zgjohet herët. Nuk zgjoheni dot herët? Thuajse të gjithë ëndërrojmë të kemi një punë që e vendosim vetë se kur nisim dhe kur mbarojmë. Por nëse nuk mund të jesh vetë shefi, vështirë se e ke këtë lloj pushteti. Shumica e punëve nisin në mëngjes, ndaj shumicës së njerëzve u duhet të zgjohen shpejt. Nëse shqetësoheni se nuk jeni të zotët ta bëni këtë, kjo nuk është e vërtetë. Shkencëtarët kanë zbuluar se 50% e të qenit njeri që zgjohet herët përcaktohet nga gjenetika, çka do të thotë se pjesa tjetër është në dorën tuaj. Kini besim te përfitimet që ju vijnë nga ky ndryshim Sipas disa studimeve, njerëzit që zgjohen herët në mëngjes marrin nota më të mira në shkollë, janë më aktivë në punë, kanë punë më të mira, si edhe paga më të mira. Ata gjithashtu ndihen më mirë fizikisht dhe janë më optimistë sesa ata që rrinë zgjuar deri natën vonë. 2. Flini mjaftueshëm Shpesh arsyeja kryesore që disa njerëz nuk zgjohen dot herët është mungesa e gjumit. Prandaj është e nevojshme të flini mirë që të zgjoheni herët. Krijoni një atmosferë të përshtatshme, duke larguar pajisjet elektronike dhe shtrihuni herët. Nëse doni të zgjoheni në 6:30 duhet të bini për të fjetur para orës 23:00. 3. Mos përdorni më telefonin për t’u zgjuar Shumë njerëz përdorin alarmin e celularit për t’u zgjuar në mëngjes. Për këtë arsye e mbajnë celularin pranë shtratit. Por celulari mund t’jua nxjerrë gjumin disa herë gjatë natës, sa herë që vjen një lajmërim. Për një natë të qetë duhet ta lini celularin jashtë dhomës dhe të riktheheni tek ora me zile për t’u zgjuar. 4. Merreni me qetësi Duhet të jeni realistë për ndryshimin që prisni. Nuk mund të zgjoheni menjëherë herët nga një ditë në tjetrën. Duhet ta nisni gradualisht, duke u zgjuar çdo ditë nga 10-15 minuta më herët, deri sa të shkoni në orarin që dëshironi. Pra, ndryshimi do të kërkojë pak kohë, nëse doni të zgjoheni dy orë më herët. 5. Dilni sa më shpejt të jetë e mundur Ndryshimi i orarit të zgjimit nuk ka të bëjë vetëm me zilen e zgjimit, por edhe me rivendosjen e orës tuaj të brendshme. Për ta bërë këtë, duhet të dilni në dritë natyrale në mëngjes, të bëni një shëtitje apo akoma më mirë të stërviteni që në mëngjes. Stërvitja në mëngjes i bën disa njerëz të ndihen më energjikë. 6. Bëni një premtim që e keni vështirë të mos e mbani Ndoshta nuk e keni problem t’i bëni një premtim vetes dhe të mos e mbani. Por mund ta keni të vështirë të mos mbani premtimin që i keni bërë një njeriu të dashur. Lëreni për të dalë për ecje a për vrap me një mik a mikeshë të afërt, që nuk do të donit ta zhgënjenit. Ky angazhim mund të shërbejë si shtysë që të zgjoheni herët. 7. Bëni sa të mundni në natën e mëparshme Pjesa më e madhe e gjërave që bëjmë në mëngjes janë aktivitete të detyrueshme. Bëjmë gati rrobat që do të veshim, bëjmë ndonjë punë në shtëpi. Por nëse doni të zgjoheni më herët duhet të filloni që pjesën më të madhe të punëve t’i bëni një natë përpara, përfshi këtu edhe përgatitjen e rrobave që do të vishni. 8. Faleni veten Është e pashmangshme që ndonjëherë të mos ia dilni që çoheni nga shtrati. Prandaj mos e fajësoni veten. Shumica e specialistëve të gjumit rekomandojnë që të mbani të njëjtin regjim zgjimi edhe në fundjavë. Por ka nga ata që sugjerojnë më shumë gjumë në fundjavë, në mënyrë që të hënën të ndiheni më energjikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.