Kenan Dogulu dhe Beren Saat, të pranishëm në një skenë krimi

Gazeta Paloma - - Koktej -

Kenan Dogulu dhe Beren Saat kanë qenë duke ngrënë darkë në një restorant me emër kur kanë dëgjuar krisma armësh. Ata kanë dalë më pas në parkimin e lokalit për të marrë makinën dhe për t’u larguar, kur kanë parë dy njerëz të armatosur duke u larguar me vrap. Kjo ka bërë që çifti të kalojë disa moment të frikshme dhe aspak të këndshme. Çdo njeri po të kishte qenë në vendin e tyre do të kishte kaluar ndonjë krizë me dridhje, por Saat u tregua shumë e qetë dhe e guximshme. Çifti pas ngjarjes u largua me qetësi në shtëpinë e tyre.

A është Beren Saat shtatzë- në?

Në një fotografi të shkrepur në aeroport duket Beren Saat me një bark të fryrë, që me bindje të madhe mund të thuhet se është bark shtatzënie. Fansat u shqetësuan për mungesën e saj në punë për pak kohë, por Beren u fotografua e lumtur duke pirë verë dhe ngrënë peshk. Mbase ka qenë duke festuar lajmin e shtatzënisë? Beren Saat dhe Kenan Dogulu janë martuar që prej vitit 2014. Nga deklaratat e mëparshme që ka bërë çifti është lënë të nënkuptohet se ata nuk do ta japin menjëherë lajmin e shtatzënisë kur të jenë në pritje të fëmijës. Ne dëshirojmë shumë që ky çift i bukur të jenë në pritje të një mrekullie. Problemi qëndron se Beren ka firmosur një kontratë për rolin e sulltaneshës Kosem, ku asaj nuk i lejohet të bëhet nënë deri kur të përfundojë seriali. Nëse ajo është shtatzënë merr fund rroga e saj e majme ditore, si dhe do të jetë e pamundur të fshehë shtatzëninë nëse vazhdon të mbetet pjesë e serialit apo mbase ajo është shtatzënë edhe në rol? Kjo mbetet për t’u parë. Të gjithë po presim të emocionuar dhe shpresojmë që të ketë një pohim apo mohim nga ana e saj për këtë shtatzëni që po përflitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.