Arbana Osmani: “Jo seks, këtë vit Big Brother me vlera”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Pasi përfundoi sezonin e parë të “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani është gati për t’iu rikthyer formatit të Big Brother në Top Channel.

Disa nga detajet ajo i ka zbuluar në Emisionin “Pasdite në Top Channel.

“Ndryshe nga të gjitha vitet e tjera, këtë vit, së bashku me Alessia-n, e cila do të vazhdojë të jetë autore e Big Brother, është menduar që të jetë një program që do të përcjellë vlera” ka thënë ajo.

Ndryshe nga të gjithë vitet e tjera, rrëfen Arbana, këtë vit Big Brother do të fokusohet tek dashuria, ndaj edhe janë më të hapura pjesëmarrjet në çift: të dashur, të fejuar, të martuar. Por nuk është kjo e vetmja risi. Moderatorja enjohur e Top Channel tregon se këtë vit:

“I gjithë mekanizmi do të jetë ndryshe, pra do të jetë si një çorape e kthyer mbrapsht. Nëse më për- para kërshëria ka qenë “a do ketë lidhje brenda në Big Brother” dhe “a do kryhen marrëdhënie seksuale në Big Brother”, këtë vit, me sa di unë, nuk do të lejohen njerëzit që të kryejnë seks në Big Brother, është rregull i padiskutueshëm. Nëse thyhet, ata do të përjashtohen.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.