Daghan Kulegeç: “Nëna ime është aq punëtore sa më frymëzon edhe mua të punoj”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Daghan Kulegeç, imazhi i të cilit nuk është ndarë më nga ekrani që pas suksesit te “Stina e qershive”, është tani në kërkim të skenarit të duhur. Ai shprehet se do ta pranonte me kënaqësi një film në të cilën do të aktronte përkrah nënës së tij. Daghan ka frekuentuar shkollën e aktrimit ku mësim jepte edhe nëna e tij. Duket se ata i jepnin energji njëri-tjetrit. Puna e tij në “Stina e qershive” është vlerësuar edhe më shumë pas suksesit të serialit në Itali. “Kam studiuar përkrah nënës sime për 3 vjet. Nëna punonte pa pushim natë e ditë. Këtë motivim dhe punë të saj e ka përcjellë edhe tek unë dhe kjo më ka dhënë shumë energji”,- u shpreh Kulegeç. Pas kësaj deklarate të të birit, Ayse Erbulak është shprehur: “Fakti që e kam atë pranë më jep gjithmonë forcë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.