ENI ÇOBANI: “MOMENTI MË I BUKUR, 18-VJETORI I DJALIT TIM”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Si ka qenë për ty viti 2016 në planin personal dhe atë profesional? - Ka qenë një vit me shumë intensitet me një larmi problematikash të thella sociale, një pjesë të të cilave jam munduar t`i evidentoj javë pas jave në emisionin tim. Cili ka qenë për ty momenti më i bukur i këtij viti? - Momenti më i bukur ka qenë 18- vjetori i djalit tim, që e quaj arritjen më të madhe të jetës sime. Të arrish të krijosh një njeri sot është puna më e lodhshme dhe mua më duket se ia kam dalë. Po më i trishtuari? - Nuk dua të ndaj gjëra të trishtuara me ju këtë fundvit, prandaj këtë përgjigje dua ta përmbledh në një fjali, që në fundin e çdo tuneli unë shoh dritë. Ku dhe me kë do të të gjejë ndërrimi i viteve? - Unë jam tip shumë tradicional dhe që në momentin që mbaj mend bredhin e parë të Vitit të Ri e deri sot e kam ndarë këtë natë ndërrimi vitesh vetëm pranë familjes, sepse mendoj se ky është një moment që duhet ta ndaj me ata të cilëve nuk kam arritur dot t`u qëndroj afër gjatë vitit për shkak të ngarkesës. Cila është dhurata më e bukur që do të doje të merrje për Vit të Ri? - Respekti dhe mirënjohja për gjithë atë dedikim me shumë dashuri dhe profesionalizëm ndaj të gjithë atyre që kanë kërkuar ndihmën time. Urimi yt për fansat dhe shqiptarët është…? - Ju lutem, qetësi, dashuri, mirëkuptim dhe komunikim për të gjithë shqiptarët kudo qofshin ata dhe të gjithëve u përulem me shumë respekt për besimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjatë këtyre 5 viteve të komunikimit tim publik me ta nëpërmjet rubrikës “Shihemi në gjyq”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.