Meryem Uzerli nuk lejon Larën të festojë me babanë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Meryem Uzerli ka reaguar negativisht ndaj kërkesës së Can Ates për të kaluar pushimet e Vitit të Ri me Larën. Can Ates i ka kërkuar Meryemit përmes miqve të saj që t’i linte Larën për të kaluar Vitin e Ri së bashku. Aktorja i ka kthyer një mesazh ish-partnerit të saj ku i thoshte: “Do të jem bashkë me vajzën në Berlin. Ndihem mirë dhe e sigurt aty. Dua të kaloj ditët e para të vitit në Gjermani me familjen time”. Çifti pati një lidhje në 2012-shin, nga ku Meryem la përgjysmë aktrimin dhe u largua në Gjermani shtatzënë me Larën, e cila tani është 3 vjeç. Ajo është treguar e kujdesshme që të mbajë biznesmenin larg vajzës së tyre, duke e lindur dhe rritur fëmijën në Gjermani e vetme dhe duke mos e lejuar Ates të shikojë të bijën deri sa kjo e fundit u bë 6 muajshe. Meryem, nostalgjike Meryem duket se është bërë nostalgjike këto kohë. Aktorja turko-gjermane ka nxjerrë një foto pranë motrës së saj të madhe dhe gjyshes nga mamaja, duke bërë poza kur ato kanë qenë ende të vogla. Fotoja e saj ka qenë e para 30 viteve, një ditë kur ato kishin shkuar në shtëpinë e gjyshes. “Shumë e çmuar”,- ka shkruar ajo, kur ka shpërndarë foton në Instagram ditën e nxjerrjes së arkivave. Fotografia pati shumë interes. “Dashuria e familjes është gjëja më e rëndësishme në botë”,- u shpreh Meryem, e cila nga fotografia duket se nuk ka ndryshuar aspak që nga fëmijëria e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.