Meryem Uzerli: Lutem për të mirën e Murat Yildirim!

Gazeta Paloma - - Koktej -

Meryem Uzerli dhe Murat Yildirim nuk janë aktorë të panjohur në ekranin tonë, edhe pse nuk i kemi parë të aktrojnë bashkë. Ata janë miq të ngushtë në jetën reale dhe Meryem duket se nuk e ka lënë vetëm në ditën e tij më të rëndësishme. Ajo ka qenë pranë tij ditën e dasmës.

“Lutem për Muratin”, - u shpreh aktorja që edhe atë mbrëmje dukej e bukur si gjithmonë. “Jemi njohur me Muratin në një projekt të përbashkët dhe ndodhi që u bëmë miq vërtet të ngushtë. Tani ai po hyn në botën e të martuarve, lutem për të. Më mori në telefon dhe më tha se ishte njohur me një femër që e kishte zemrën shumë të mirë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.