Murat Yildirim: “Pse nuk shkuam për muaj mjalti”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Murat Yildirim dhe Imane Elbani janë fotografuar duke ngrënë darkë në një lagje të Turqisë, edhe pse janë martuar vetëm më 15 dhjetor. Çifti i ri u pa pranë Sinem Ozturk dhe bashkëshortit të saj Mustafa Uslu. Murat u tregua xhentil duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse çifti nuk ishte larguar ende për muaj mjalti. “Sapo hëngrëm një darkë të shijshme me miqtë tanë dhe bëmë muhabet. Unë dhe im shoqe jemi shumë të ngarkuar me punë në këtë periudhë, prandaj nuk mundëm të largoheshim”. Kujtojmë se aktori simpatik po merret me xhirimet e filmit “Ayla”. Filmi është rreth një vajze të vogël që jetonte në Kore në kohën e luftës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.