Sukran Ovali dhe Cancer Erkin janë martuar

Gazeta Paloma - - Koktej -

Futbollisti i Beshiktash dhe aktorja e re kanë zgjedhur të martohen në Itali ditët e para të vitit të ri. Dasma është bërë në Romë. Në dasmë kanë qenë vetëm 4 të ftuar, miqtë më të mirë të çiftit. Caner nuk ka duruar aspak dhe menjëherë ka postuar një “selfie” nga Roma në makinë. Çifti duket i lumtur dhe mjaft bukur me kostumin e dhëndrit dhe fustanin e nuses. Menjëherë pas dasme ai ka postuar: “Sot jam djali më i lumtur në botë”. Nuk munguan më pas edhe urimet nga kolegët e tyre aktorë e futbollistë si dhe fansat. Një ditë pas dasmës ata janë shfaqur të lumtur duke bërë një “selfie” në rrugët e Romës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.