Jeta në një martesë të lodhur…

Numrin e ardhshëm do të lexoni:

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetja palomistë! Unë jam një vajzë 29 vjeçe që për momentin jetoj në Itali. Kam lindur dhe e kam jetuar fëmijërinë dhe adoleshencën në një fshat të Shqipërisë dhe ju mund të mendoni se tani që jam e martuar dhe që jetoj në Itali mund të kem një jetë perfekte. Nuk është aspak kështu.

Më kanë fejuar me shkue- si dhe unë nuk pranoja, por prindërit e mi më thoshin se ai ishte emigrant dhe kishte punë e lekë. Për ta, si patriarkalë që ishin, e rëndësishme ishte mirëqenia dhe jo dashuria në një çift. U fejova dhe nuk kam dalë asnjë ditë me të fejuarin tim si një çift i vërtetë. Ama ngjarjet e vërteta, ato që ma kanë humbur besimin te një e ardhme më e mirë, kanë nisur 11 vjet më parë, kur ne u martuam. Aty kuptova se isha martuar me një burrë që tërë kohës pyeste prindërit për çdo gjë. Mendimi im nuk vlente në asnjë moment dhe as që diskutohej që ai të bënte diçka që unë i sugjeroja, sepse për të ishte përulje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.