Prej 5 vitesh na la pa siguracion, dhe 6 muaj pa pagë. Ç’duhet të bëj?

Gazeta Paloma - - Psikologji - Kanxheri&Themeli, Studio Ligjore cel: 0684312422 kanxheri.themeli@gmail.com Bulevardi Zhan d’Ark, P. 8 kat, Ap. 3/2 Tirane.

I nderuar avokat, prej 3 vitesh punoj në një firmë private, kohët e fundit firma do të bëjë shkurtime. A përfitoj asistencë një vit pas daljes nga puna? Si mund ta përfitoj atë, çfarë kriteresh ka dhe çfarë dokumentacioni të paraqes?

- I nderuar lexues, që të përfitohetp pagesa e papunësisë ju duhet të keni të paktën një vit punë, pra një vit pagesë të sigurimeve shoqërore. Çdo përfitues i pagesës së papunësisë duhet të paraqitet në sportelet e shërbimeve pranë zyrave të punësimit, për të marrë informacionin e nevojshëm. Pasi vlerësohet nga specialistët përkatës vijohet më tej me kryerjen e procedurave të pagesës sipas akteve nënligjore në fuqi. ÇdoÇ punëkërkues i papunë që trajtohettr me pagesë papunësie paraqitet një herë në muaj për të verifikuar statusin e tij si punëkërkues dhe për të vijuar më pas me përfitimin apo jo nga pagesa. Përfituesi në datën e caktuar nga zyra e punësimit do të paraqitet në këtë të fundit për të tërhequr kuponin e pagesës dhe më pas drejtohet drejt sporteleve të postës për të marrë pagesën.

Dokumentacioni i kërkuar për përfitimin e pagesës së papunësisë është: libreza e punës; certifikatë personale me foto (fotokopje e kartës së identitetit); certifikatë e gjendjes familjare; vërtetim nga dega e tatim-taksave se personi nuk është subjekt i regjistruar pranë këtyre organeve; vërtetim për ndjekjen e shkollës, për fëmijët deri në 18 vjeç; vërtetim për vazhdimin e studimeve të larta, për fëmijët deri në 25 vjeç; vërtetim nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) për deklarimin e paaftësisë për punë, për personat në ngarkim; vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore që njeri nga bashkëshortët nuk është përfitues pensioni i plotë; vërtetim nga kadastra, nëse ka tokë në pronësi. I nderuar avokat, jam një kryefamiljar, kam punuar në një firmë private ndërtimi në vitet 2010-2016. Pronari ka deklaruar në sigurimet shoqërore pagën dhe kontributet, por nuk ka derdhur asnjë lek. Kam shkuar te sigurimet shoqërore dhe nuk ishte paguar asnjë muaj nga pronari. Jo vetëm më ka ndërprerë marrëdhënien me punën dhe siguracionin, por nuk ka paguar as rrogat prej 6 muajsh. Ndryshe është paga në letra e ndryshe na jepte. Të lutem avokat më trego rrugën ligjore se ç’duhet të bëj pasi me të vërtetë më ka krijuar stres me veten dhe familjen ky problem.

- I nderuar lexues, sipas legjislacionit shqiptar punëdhënësi është i detyruar të derdhë kontributet e sigurimeve shoqërore si ato që ai është i detyruar si punëdhënësi, edhe ato që ju mban juve nga paga si punëmarrës.

Në rastin tuaj, ju duhet t’i drejtoheni gjykatës së rrethit gjyqësor ku keni lidhur marrëdhënien e punës dhe të kërkoni që i padituri, pra punëdhënësi, të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në vlerën që duhej të kishte paguar si dhe të kërkoni pagesën e muajve të papaguara të rrogës tuaj.

Në rast se ju keni pretendime se ai ka zgjidhur kontratën e punës pa shkaqe të arsyeshme, atëherë ju mund të kërkoni gjithashtu edhe dëmshpërblim për zgjidhjen e kontratës së punës në kundërshtim me ligjin, si dhe shpërblimin e vjetërsisë në punë, pasi çdo person që ka punuar për më shumë se 3 vite me të njëjtin punëdhënës ka të drejtë të përfitimit të shpërblimit për vjetërsinë në punë.

Ju sugjerojmë të kontaktoni me një avokat për vazhdimin e procedurave ligjore në gjykatë.

I nderuar avokat, më ka ardhur një letër nga një përmbarues që thotë se duhet të paguaj një shumë parash për llogari të një kompanie celularësh. Unë nuk e di fare se për çfarë bëhet fjalë. Ju lutem

më thoni çfarë duhet të bëj?

-I nderuar lexues, përmbaruesi vepron në bazë të një urdhri ekzekutimi, i cili është lëshuar me kërkesë të kreditorit. Ky urdhër është lëshuar për shkak të një padie që kreditori ( kompania e telefonave) ka hapur kundrejt jush për pagimin e shumës përkatëse.

Në rast se ju pretendoni se nuk keni detyrime ndaj kreditorit, atëherë ju mund t’i drejtoheni gjykatës me padi duke kërkuar kundërshtimin e veprimeve përmbarimore si dhe mund të bëni kërkesë për rivendosje në afat për të kryer ankim kundër vendimit gjyqësor, i cili ka vendosur detyrimin tuaj për të paguar shumën e caktuar, në rast se ju nuk keni pasur dijeni për procesin gjyqësor që po zhvillohej. Ju sugjerojmë që të kërkoni edhe pezullimin e ekzekutimit të vendimit për sa kohë të vazhdojë procesi gjyqësor.

Duke qenë se është çështje teknike ligjore, ju sugjerojmë të kontaktoni me një avokat për më tepër sqarime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.