SI TË LUFTOJMË GRIPIN PA ILAÇE?

Gazeta Paloma - - Shëndet -

Jemi në ditët e para të vitit dhe gripi ka hyrë thuajse në familjen e secilit nga ne. Temperatura e lartë, kolla e shpeshtë, rrufa dhe fyti i acaruar janë shenjat më të bezdisshme të kësaj sëmundjeje. Por le të shohim disa mënyra shtëpiake se si mund ta fitoni betejën me virusin e gripit.

Vitamina C.

Të gjithë e dimë se vitamina C na ndihmon të luftojmë viruset dhe bakteret që prekin organizmin tonë. Nëse normalisht marrim një dozë të caktuar të vitaminës C, gjatë kohës kur jemi me grip, duhet ta rrisim marrjen e saj. Vitaminën C mund ta gjeni shumë lehtë në frutat e stinës, si mandarinat, portokallet, limoni etj. Mënyra të tjera

Në fakt, dua të përmend edhe disa mënyra që ne shpesh i neglizhojmë, sepse përpiqemi gjithmonë të marrim mjekime për çdo sëmundje që na prek. Kur jemi në grup, ne duhet të shfryjmë hundët sa herë ta ndjejmë të nevojshme, por edhe të relaksohemi maksimalisht dhe të lahemi vazhdimisht. Shfryrja e hundëve duhet bërë sa më shpesh në mënyrë që të largojmë mukusin e grumbulluar në rrugët e frymëmarrjes. Duhet të qetësohemi sepse trupi gjatë kohës që lufton një sëmundje, nuk ka energji për të përballuar edhe veprimtaritë e rutinës sonë të përditshme. Këtë e them nga eksperienca. Gripin e kaloj gjithmonë duke qëndruar gjithë ditën në shtrat, duke pirë shumë ujë dhe duke fjetur për orë të tëra. Më besoni që funksionon.

Gjithashtu, dua t’ju sugjeroj edhe diçka tjetër. Kur jeni me grip, pini çajra të nxehtë. Në farmaci mund të gjeni çajra bimorë shumë të mirë që kanë për t’ju ndihmuar në shërimin tuaj. Më poshtë unë po ju lë edhe një recetë timen që do t’ju ndihmojë për gjithë problemet që mund të keni me të ftohtin. Supa me kungull dimri Përbërësit : 1 lugë gjelle gjalpë 2 lugë gjelle vaj ulliri 3/4 e një filxhani me qepë të grirë 3 filxhanë me kungull dimri të qëruar dhe të prerë në formë kubi

2 filxhanë me lëng nga zierja e pulës por me pak kripë (për më shumë përfitime, përdorni lëngun e kockave)

1/2 lugë çaji me borzilok 1/8 lugë çaji me spec të kuq Djathë me pak yndyrë, i prerë në formë kubi

Kripë dhe piper për shije

Përgatitja: Ngrohni vajin dhe gjalpin bashkë në një tenxhere në një temperaturë ndërmjet të mesmes dhe të lartës. Më pas shtoni qepët dhe trazojini derisa qepa të skuqet. Me pas shtoni kungullin, lëngun e pulës, borzilokun dhe specin e kuq. Lërini derisa të ziejnë dhe më pas uleni temperaturën. Unë zakonisht i lë rreth 20 minuta të ziejnë, por ju lërini derisa kungujt të zbuten.

Në një përzierëse (mund të përdorni shtrydhësen e frutave në këtë rast), përzieni kungullin e zierë me djathin dhe përzierjen kalojeni në tenxhere të nxehtë, por mos e kaloni sërish në zierje, apo pjekje. Vetëm tenxherja të jetë e nxehtë, që supa të serviret e ngrohtë. Shtoni kripën dhe piperin dhe servireni në tavolinën e familjes suaj. Ju bëftë mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.