JA SI MUND TË ULNI TENSIONIN E LARTË DHE NIVELIN E KOLESTEROLIT K TË KEQ VETËM ME DY PËRBËRËS

Gazeta Paloma - - Shëndet -

Tensioni i lartë i gjakut është një problemt shëndetësor shumë i përhapur tek njerëzit. Sipas statistikave thuhet se më shumë se 40% e të rriturve mbi 25 vjeç janë të prekur nga tensioni i lartë i gjakut. Hipertensioni i paraprin sëmundjeve të tjera që mund të rezultojnë të rrezikshme për shëndetin të tilla si ataku kardiak dhe hemoragjia cerebrale. Krahas tensionit të lartë të gjakut, një tjetër arsye që çon në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare është niveli i lartë i kolesterolit të keq . Për të ulur nivelin e lartë të kolesterolit të keq dhe tensionin e lartë të gjakut përdorni sallatë me hudhra dhe kastravec.

Hudhra: Hudhra është e njohur per vlerat e shkëlqyera ushqyese. Ajo është e dobishme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, uljen e nivelit të kolesterolit të keq, parandalon sëmundjet e zemrës, sulmin në zemër, aterosklerozën etj.

Kastraveci: është i pasur me ujë, kalium, magnez dhe fibra. Kaliumi është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e zemrës. Fibrat dhe uji nga ana tjetër promovojnë rënien në peshë, gjë shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni dhe kolesteroli i lartë. Bëni sallatë me kastravec, hudhra dhe vaj ulliri, mund t’i shtoni pak uthull dhe kripë. Hajeni çdo ditë në drekë dhe do të shikoni përmirësime të dukshme në këto kushte shëndetësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.