Linjë perfekte pas festave

Gazeta Paloma - - Shëndet -

Është e vështirë t’u rezistosh specialiteteve të shijshme që gatuhen gjatë festave. Për t’u dezintoksikuar dhe për të humbur ndonjë kile që ke marrë gjatë atyre ditëve duhet të zgjedhësh ushqimet e duhura, si drithëra, perime dhe fruta. Për t’u dobësuar në mënyrë natyrale, pa uri dhe pa probleme.

Ushqimet që duhen zgjedhur

Sheqernat e ngadalta të magazinuara në muskuj dhe në mëlçi në formë glikogjeni i japin trupit energjinë për të cilën ka nevojë gjatë ditës. Japin ndjesinë e ngopjes duke evituar atë ndjesinë e “gropës në stomak”. Gjenden sidomos nëpër drithëra, fruta të thata dhe brumëra. Të konsumuara në mënyrë të arsyeshme do të lejojnë të dobësohesh pa e ndierë atë ndjenjën e urisë që bën të dështojnë shumë dieta.

Makaronat

Makaronat prodhojnë 120 kcal/ 100 gr: 3.5 g proteina, 0,2 yndyra (praktikisht asgjë) dhe 23,5 sheqerna të ngadalta. Kështu që kot që të hiqni dorë. E rëndësishme është të mos i gatuash me një tonelatë vaj ose gjalpë. Makaronat përmbajnë gjithashtu disa aminoacide esenciale që luftojnë stresin. Ujin kripose gjatë zierjes. Për salcat zgjidh domate të freskëta, hudhra dhe speca.

Drithërat

Nuk është rastësi që popullsia aziatike jeton gjatë dhe është e shëndetshme: baza e ushqimit të tyre është orizi, i varfër në yndyra dhe i pasur me fibra dhe sheqerna të ngadalta. 100 g oriz përmbajnë 25.4 glucide, 2 gramë proteina dhe vetëm 0.1 g yndyrë.

Orizi, sidomos ai integral, nuk është i vetmi që ka këto cilësi: një studim amerikan ka treguar se duke shtuar dozën e drithërave, ulet risku i shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Orizi përmban edhe vitamina të grupit B: B1 dhe B2. Vitamina B1 ndihmon në funksionimin e qelizave nervore dhe kardiake.

Tek orizi gjejmë edhe magnezin, fosforin, potasin dhe hekurin. Drithërat janë të pasura me omega-3 dhe janë shumë të tretshme nga organizmi.

Bishtajat

Të konsumuara shumë në të kaluarën, sot bishtajat rivlerësohen falë vlerave të tyre ushqyese që dietologët i vënë në pah shumë shpesh. Tamam si drithërat, bishtajat janë të pasura me proteina e fibra, të nevojshme për të qenë në formë. Ju mbetet vetëm të zgjidhni midis thjerrëzave, bizeleve, fasuleve.

Patatet

Të ziera ose në furrë pa yndyrë përmbajnë 80 kcal/100 g dhe shumë vitamina të grupit B. Të skuqura patatet kanë një fuqi kalorifike që shkon në 400/500 kcal për 100 g në varësi të yndyrës që thithin. Kështu që është mirë të privilegjohet gatimi me avull ose në furrë dhe me lëkurë për të ruajtur më mirë vitaminat.

Perimet

Pse perimet janë aleatet e linjës? E thjeshtë, sepse kanë shumë pak kalori dhe shumë fibra e vitamina për të evituar shtimin në peshë. Të shoqëruara me bishtaja dhe drithëra, recetat janë të pafundme. Supat janë një elisir i vërtetë mirëqenieje për shëndetin dhe linjën. Kujdes: edhe perimet, ashtu si drithërat dhe bishtajat, nuk duhet të gatuhen me shumë vaj e gjalpë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.