Pse duhet të jeni single në 2017-n?

Gazeta Paloma - - Shëndet -

Dekada e dytë e jetës konsiderohet si periudha për të përjetuar eksperienca të reja, por edhe si një periudhë kur presioni që të ushtrohet për të gjetur njeriun e jetës është i madh. Nëse në listën tuaj të 2017-s i keni vënë qëllim vetes të lidheni, ne ju ftojmë që pas këtij artikulli të rimendoheni për prioritetet tuaja. Ja 3 zakone të përditshme që duhet të ndiqni për sa kohë jeni single, në mënyrë që të njihni mirë veten para se të ftoni dikë tjetër në jetën tuaj.

Planifikoni ditën me qëllime që duhet të përmbushni

Çdo mëngjes shkruani çfarë duhet të bëni në mënyrë që të nxirrni në pah anë të reja e më të mira të vetes suaj. Kjo ju inkurajon të reflektoni mbi atë që do të jeni dhe më shumti do t’ju shtyjë që të bëheni ai person. Reflektoni mbi ato që mund të bëni për të perfeksionuar profesionin tuaj, pasionet dhe arritjet personale.

Fokusohuni në fuqinë e vetes

Mendimet e para të ditës të dërgojnë në të dytin, tretin e kështu me radhë. Mundësojini vetes që këto mendime të vijnë duke u bërë më të mëdha e të fuqishme, fokusohuni në gjëra si aftësia juaj, besimi, dobishmëria, vlerat, mirësia, bujaria, varësia dhe pavarësia, lumturia, gëzimi, aventurat, guximi, siguria dhe dashuria për veten tënde. Duke u fokusuar në gjëra pozitive, do kesh më pak nevojë për një partner që t’ju bindë se i zotëroni këto cilësi.

Reflektoni mbi ditën që kaluat

Në fund të çdo dite shpenzoni 15-30 minuta duke shkruar ato që keni mësuar, përmirësuar dhe ato që ju bënë të lëkundeshit. Pse? Duke shkruar për jetën tuaj do t’ju bëjë ta pranoni veten pavarësisht gabimeve; ju jep mundësinë të zgjeroni limitet e të menduarit dhe sjelljen.

Tani jeni gati për sfidën e re të 2017-s. Vendosni që këtë vit t’ia dedikoni vetes, ta njihni veten më mirë. Nuk do të pendoheni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.