Oriz me bizele

Gazeta Paloma - - Shëndet -

Përgatitja: 10 minuta Përbërësit për 4 persona: 300 g oriz 150 g proshutë e prerë në kuba 150 g bizele të ngrira ose të freskëta 1 tas lëng pule pa yndyrë 1 tufë majdanoz 1 lugë vaj ulliri Kripë, piper Pak spec të kuq Përgatitja Ziej orizin në një litër ujë të kripur në të cilin ke hedhur edhe lëngun e pulës. Skuq proshutën me vaj dhe shto bizelet, specin e kuq, hidhi kripë dhe piper. Përzieji me orizin dhe shto kripë e piper nëse doni. Hidhi pak majdanoz para se ta shërbesh. Makarona me speca dhe borzilok Përgatitja: 15 minuta Përgatitja për 4 persona: 400 g makarona 3 qepë 1 spec i kuq 20 gjethe borzilok 30 g rrush i thatë 1 lugë vaj ulliri 2 thelpinj hudhër kripë, piper Përgatitja: Lëre rrushin e thatë në një tas me ujë. Qëro hudhrat dhe qepët. Pri specin në fije. Gri borzilokun. Në një tigan ngroh vajin dhe skuq qepën, hudhrën, specat, rrushin e thatë dhe borzilokun, kripën e piperin. Lëri makaronat të ziejnë, por jo shumë. Kullo makaronat dhe përzieji me salcën dhe dekoroji me gjethe mente.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.