Daljiet Kaur bën tatuazhin e parë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Tatuazhet janë për gjithë jetën. Kështu që kur vendoset për të bërë një tatuazh, duhet menduar mirë se çfarë dëshiron të mbash në trup për jetë. Aktorja ka bërë një tatuazh që e ka përshkruar në këtë mënyrë.

“Kam bërë një tatuazh në krah. Është një shenjë vikingësh me emrin e djalit tim Jaydon dhe një rrahje zemre. Simboli i vikingëve përfaqëson një jetë të përmbushur. Emri i djalit bashkë me rrahjen e zemrës është mënyra ime për t’i treguar tim biri se ai është jeta ime”.

Ndonëse shumë e bëjnë për qejf, Daljiet thotë se ky tatuazh ka shumë kuptim për të. “E kam marrë shumë seriozisht këtë gjë dhe jo si diçka për modë. Mendoj se një tatuazh është e vetmja gjë që e merr me vete edhe në varr dhe jam më se e lumtur të marr emrin e tim biri me vete”.

Si kanë qenë reagimet e të tjerëve për këtë hap të ri? “Të gjithë janë shumë të ekzaltuar, sepse unë nuk jam tipi i personit që bën tatuazhe. Jam shumë e emocionuar. Është fillimi i një jete të re për të dy ne. Një kapitull i ri në jetën tonë”.

Epo, urime për këtë fillim të ri!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.