Vendosa të jem një nuse e shëndoshë

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetje lexues të gazës “Paloma”! Po shkruaj për një vendim që mora sot. Ndoshta për shumë prej jush pesha trupore nuk do të thotë asgjë, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, por për mua ishte kthyer në një fiksim të vërtetë. Sot kam marrë vendimin më të rëndësishëm të 5 viteve të fundit. E di se jo të gjithë do të më kuptoni, por të paktën ato vajza që përpiqen çdo ditë për të rënë në peshë dhe për të pasur një pamje tjetër e dinë se çfarë do të thotë të mos ndihesh mirë me veten tënde.

Sot vendosa të jem një nuse e shëndoshë.

E vërteta është se kam qenë gjithë jetën mbipeshë dhe sidomos gjatë viteve të adoleshencës jam përpjekur gjithmonë të dobësohesha. Nëse vajzat adoleshente ëndërrojnë për princin e kaltër, unë ëndërroja veten të dobët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.