11 ARSYE PSE DIVORCI ËSHTË MË MIRË SESA NJË MARTESË E KEQE

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Në momentin që do të duhet të përballeni me vendimin e partnerit për t`i dhënë fund martesës – është e lehtë të fokusohesh tek mendimet negative si psh: Si do t`ja dal të jetoj ekonomikisht e pavarur? Si do ndikojë kjo gjë tek fëmijët? Mos vallë jam e predestinuar ta kaloj pjesën e mbetur të jetës e vetme?

Është shumë e rëndësishme që të fokusohemi edhe tek të mirat e të qënurit sërish

Martesa ju jep siguri por divorci ju jep shpresë.

Shpresë të jesh ai/ajo që dëshiron të jesh, për të qenë e lumtur dhe për t` u dashuruar sërish.

Të qënurit prind i vetëm është më mirë sesa të jesh modeli i një marrëdhënie të dështuar

Divorci është i dhimbshëm, por është si të largosh një rrjet nga sytë. Mbas dhimbjes vjen gjithmonë lehtësimi, pasi fitoni lirinë për të takuar shpirtin binjak.

Rigjetja dhe rivlerësimi i vetvetes.

Nënat me fëmijë do gjejnë paqen e vërtetë dhe lumturinë që kishte kohë që mungonte në martesë.

Divorci nuk është gjëja më e keqe që mund t`i ndodhë fëmijës suaj.

Kur divorcohesh të duket sikur sapo të ka ndodhur gjëja më e tmerrshme që mund t`i ndodhë një familjeje. Shpesh prindërit nuk ndihen të aftë të mbrojnë fëmijët nga trauma. Por gjëja më e keqe për fëmijët është të vazhdojnë të jetojnë në një ambjent armiqësor dhe të shohin prindër jo të lumtur. Për shumë prindër të divorcuar marrëdhënia mes partnerëve dhe me fëmijët është përmirësuar pikërisht pas divorcit.

Partnerët pengojnë zhvillimin e njëri-tjetrit.

Ajo çfarë bën diferencën ndërmjet një “martese të mirë” nga një “martesë e keqe” është përpjekja e përbashkët, ndaj divorci nuk duhet të jetë zgjedhja e parë. Por ka raste kur divorci ndihmon partnerët të rriten dhe të bëjnë jetën që dëshirojnë dhe që meritojnë.

Diferenca mes të ndjerit i vetmuar dhe të qënurit i vetmuar.

Në një martesë të dështuar edhe pse çift, sërish ndiheni vetëm. Ndërsa pas divorcit jeni vërtet më vete dhe me veten por shumë më të qetë dhe pas ca kohe edhe më të lumtur.

Një prind i lumtur është një prind më i mirë.

T`i lësh gjërat të shkojnë mund të jetë mënyra më e mirë për mendjen tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë. Mund

Nëse keni bërë çdo përpjekje për ta bërë martesën të funksionojë por pa sukses, atëherë zhvendoseni energjinë tek vetja dhe fëmijët.

interesit. t`i dedikoheni fushave të ndryshme të

Meritoni një partner që të përkushtohet në marrëdhënie po aq sa ju.

Humbët bashkëshortin/en, por fituat lumturinë.

Përgatiti: Tiamis Saqe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.