5 PYETJE QË I BËN VETES ÇDO NËNË QË MARTON VAJZËN

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Mami ka akoma në mendje shembullin dhe formatin e dasmës së saj, por traditat ndryshojnë me brezat dhe ky nuk është faji i askujt. Duhet të ketë fleksibilitet në të dy anët për të plotësuar pritshmëritë e tua. Mos harro: mos fajëso, por shpjegoji.

Pavarësisht asaj që mund të duket, shqetësimi kryesor i mamasë tënde vazhdon të mbetet pyetja e mundimshme nëse të ka rritur siç duhet. Siguroje sërish se nuk ka aspak rëndësi nëse buqeta nuk arrin në kohë apo nëse kërcimi nuk shkon siç duhet.

Në një farë pike, ajo padyshim do të fillojë të pyesë veten nëse ti realisht ke gjetur njeriun e duhur apo jo. Sërish, tregohu e hapur dhe e sinqertë për çdo frikë që mund të kesh. Kjo gjë do ta bëjë të ndihet më e sigurt sesa ideja që ti nuk e ke menduar asnjëherë këtë gjë.

Është e lehtë të tallesh me mamin për faktin se ndihet përgjegjëse për sjelljen e të gjithë pjesëtarëve të familjes, por të sugjeroj ta mbështesësh në këtë çështje. Mbështete kur u kërkon vëllezërve të tu që të sillen mirë dhe kujdeset për gjithë të ftuarit. E bën ngaqë dëshiron që të gjithë të kalojnë një ditë të mrekullueshme dhe të kënaqen.

Sigurisht që po, por mbase ajo nuk mendon njësoj. Falënderoje, thuaji se po bën një punë të mrekullueshme, interesohu për veshjen e saj dhe komplimentoje. Fundja, duhet të huazosh burrin e saj për një ditë dhe ajo duhet të hyjë e vetme në festë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.