Arnav dhe Kushi fejohen… me persona të tjerë

Gazeta Paloma - - Profil -

Arnav dhe Kushi janë të humbur në një moment intim dashurie. Kushi është shumë kurioze për të ditur se si Arnav ka arritur të sigurojë byzylykun e saj. Ajo përpiqet që të marrë përgjigje nga ana e tij, por nuk ia del mbanë që të zgjidhë dilemat e saj. Arnav shokon Kushin dhe të gjithë kur thotë para gjithë të ftuarve se do të martohet me Levanjën. Të gjithë gëzojnë dhe përgëzojnë Arnavin. Nga ana tjetër, Arnav nuk lejon që gjyshja të përcaktojë datën e dasmës. Ndërkohë që shkon të përcjellë Kushin, Arnav hap edhe njëherë temën e byzylykut. Kushi i thotë se ai dhe Lavanja janë një çift shumë i mirë dhe e uron për vendimin që ka marrë. Arnav i kërkon të dalë nga makina. Arnav i thotë Kushit se ajo nuk ka asnjë kuptim në jetën e tij dhe se nuk i intereson aspak. Madhumati ulërin kur shikon emrat e Kushit dhe Shamit të shkruar në mur. Ajo i kërkon sërish Kushit që të martohet me të. Nisur nga vendimi i Arnavit, por edhe përballë presionit të familjes së saj, Kushi vendos të martohet me Sham. Madhumati dhe Garima janë shumë të lumtura me këtë ven- dim të Kushit. Ndërsa ajo nuk ndihet aspak mirë, edhe pse pranoi vetë. Arnav rikujton momentet e kaluara me Kushin dhe shqetësohet. Kushi shkon edhe njëherë për vizitë në familjen Raizada, pasi Anxhali dhe gjyshja e kërkojnë. Ajo dëgjon pa dashje Arnavin duke qortuar Anxhalin pikërisht për faktin që e ka ftuar atë në shtëpi. Kushi mërzitet dhe preket shumë nga këto reagime të tij. Gjyshja, Anxhali dhe Lavanja i bëjnë asaj dhurata për t’u përshëndetur. Arnav i kërkon të largohet nga shtëpia menjëherë. Si gjithmonë, Arnav pendohet për sjelljen e tij dhe ndihet fajtor për mënyrën se si u soll me të. Sham është shumë i acaruar që fejesa e tij me Kushin po shtyhet. Në nxehje e sipër, ai vë në rrezik jetën e Shashit duke i dhënë mjekimin e gabuar. Indira fajëson Kushin për gjendjen shëndetësore të Shashit dhe i kërkon asaj të fejohet menjëherë me Shamin. Duke mos pasur asnjë zgjidhje dhe e ndjerë në kurth, Kushi fejohet me Sham. Ai përpiqet ta gëzojë duke i dhuruar disa gjëra. Asgjë nuk mundet t’i rikthejë buzëqeshjen Kushit, pasi ajo ndihet shumë e palum- tur. Anxhali pyet Shamin se ku e ka unazën e tij të martesës. Anxhali zihet me të vëllain për sjelljen e tij shumë të keqe me Kushin. Pajal i kërkon falje Akashit për sjelljen e saj, për faktin që e ka refuzuar deri tani. Lavanja dhe gjyshja thurin një plan për të rikthyer Kushin në familjen Raizada. Arnav shikon Kushin në shtëpi dhe e fyen sërish për faktin që është rikthyer në shtëpinë e tij. Ai dhe Kushi vendosin që të mos i flasin më me gojë njëri- tjetrit. Anxhali i tregon Shamit se ka ftuar edhe Kushin për të qenë pjesë e festës së fejesës së Arnav dhe Anxhali. Sham gjendet sërish përballë rrezikut që të përballet me Kushin në familjen Raizada. Sham tallet me Anxhalin kur ajo hedh idenë që të martohen sërish. Lavanja i informon të gjithë se Arnav ka vendosur që të mos shkojë në zyrë për disa ditë. Kushi përpiqet t’i japë një mesazh Arnavit, pa folur, por dështon. Manorama i kërkon Kushit që të largohet nga shtëpia pasi Lavanja ka mësuar gjithçka dhe nuk ka më nevojë për ndihmën e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.