Asli Enver: “Unë dhe Murat Boz jemi ndarë, nuk kishte tradhti në mes”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Më në fund aktorja bukuroshe Asli Enver ka thyer heshtjen duke konfirmuar atë që ishte kuptuar nga të gjithë në fakt: ajo dhe Murat Boz i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Asli është duke shijuar pushimet me mikeshat e saj dhe e ka pasur të pamundur të durojë pyetjet e vazhdueshme të gazetarëve rreth ndarjes së saj. 33-vjeçarja ka thënë: “Jemi larg sepse unë dhe Murat kemi 10 ditë që jemi ndarë tashmë”.

E pyetur se përse nuk i ka fshirë nga rrjetet sociale fotot me të, ajo është shprehur kështu: “Nuk i kam fshirë fotot sepse ne mbetemi miq”.

Asli Enver është divorcuar edhe njëherë më parë në 2015-n dhe filloi lidhjen me Murat Boz në janar. Ka pasur lajme se arsyeja e ndarjes së tyre ishte tradhtia nga ana e Murat.

Murat në fakt ka mohuar çdo akuzë duke u shprehur kështu: “Të gjitha këto lajme dhe pretendime janë krejt pa baza. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë. A mendoni vërtet se mund ta bëja diçka të tillë?”

Është e trishtueshme se si marrëdhënie të tilla përfundojnë kaq shpejt, por urojmë që secili të jetë i lumtur në rrugën që ka zgjedhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.