Berguzar Korel: “Nuk duam që Ali të rritet si një fëmijë i llastuar”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aliu 7-vjeçar është fëmija i dy prej aktorëve më të suksesshëm dhe më të dashur në Turqi. Sigurisht që ata kanë gjithë mundësitë për t’i ofruar gjithçka djalit të tyre, por aktorja simpatike rrëfen se në fakt nuk është aspak kështu. Berguzar është qortuar shpesh për faktin se është një prind i ashpër, por në fakt e vërteta është se çdokush e di vetë se si do ta edukojë fëmijën e vet. Berguzar rrëfen se nuk harxhon shumë para për Aliun dhe nuk i blen asnjëherë gjithë gjërat që ai kërkon.

Ajo përpiqet që në këtë mënyrë t’i mësojë atij të sillet mirë dhe të kuptojë se në jetë nuk mund të kesh gjithçka që kërkon. “Nuk i japim gjithçka që ai dëshiron. Duam që ai të kuptojë se gjërat nuk fitohen aq kollaj”,- thotë Korel. Aktorja ka theksuar gjithashtu se Ali është një fëmijë shumë i ndjeshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.