William Levy demaskon publikisht gruan I publikon foton e tradhtisë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Janë të rralla martesat në showbiz që i rezistojnë kohës. Impenjimet në karrierë, udhëtimet e shpeshta dhe xhelozitë janë shkaqet më të zakonshme të ndarjeve, por rrallëherë dikush ka pranuar publikisht një tradhti. Megjithatë, një nga aktorët më të dashur të kinemasë ia ka thënë gjithë botës se gruaja e ka tradhtuar. Martesa e tyre në fakt nuk ka qenë asnjëherë “fushë me lule”, pasi ndër vite ka ndodhur shpesh të ndahen, pajtohen, e ndahen sërish. Por deri tani, ai që akuzohej më së shumti për tradhti ishte William Levy. Aktori i telenovelave thuhej se nuk i ka qëndruar besnik bashkëshortes së tij, aktores Elisabeth Gutierrez. Siç duket të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo. Aktori meksikan i telenovelave ka publikuar në rrjetet sociale foton e mamasë së fëmijëve të tij dhe e ka akuzuar direkt për një romancë me një moderator të famshëm.

“Kjo është arsyeja pse ne nuk jemi së bashku…Para së të përflitet në media po jua them unë…Me siguri ajo do justifikohet se unë jam ngatërruar…”- shkruan Levy përkrah fotos së shkëputur nga emisioni “El gordo y la flaca”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.