Elsamedi, kundër Damianos:

Ke bërë dhurata 500 euroshe dhe firmose kontratë që të fitoje

Gazeta Paloma - - Koktej -

Pas daljes nga Big Brother, Damiano filloi një lojë të re jashtë shtëpisë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me “bombat” që nisi të lëshonte pothuaj për çdo banor e sidomos për ata që i kishte njohur më parë edhe jashtë shtëpisë. Disa nga banorët brenda, Damiano filloi t’i sulmonte me fakte, foto e video të cilat kanë zbuluar një anë tjetër të ish-banorit të shtëpisë.

Një ditë pasi Damiano iu kundërvu edhe Elsamedit për arsyen që ky i fundit ishte shprehur i lumtur për daljen e tij nga shtëpia, radha është e Elsamedit. Pak orë pas publikimit të bisedave mes tyre nga Damiano, ka reaguar Elsamedi me anë të një postimi në Instagram.

E di që do mos të harrohesh, e di që ke harxhuar shumë lekë për të hyrë brenda, duke bërë dhurata nga 500 euro e lart, jo për gjë, por m’i the vetë. E di që ju ke dhënë me kontratë 40 për qind të çmimit të madh nëse ti e fitoje, që ata të mbështesnin mediatikisht gjatë lojës tënde”, shkruan Elsamedi në postimin e tij në Instagram.

Sipas “Tabloid.al”, që ka arritur të sigurojë edhe bisedën e djemve, ishbanori shfaqet në shoqërinë e mikut të tij dhe shkruan se po bëjnë gëzuar për shëndetin e Damianos. Menjëherë ka komentuar edhe Damiano pas këtij postimi: “Ju bëftë mirë çuna, gjak e dhjam. Edhe me terezi ore, mbaj frymën për tekstet e këngëve. Ç’merresh me mua, ti këngëtar artist, mos bie në nivelin tim”. Sipas Tabloid.al, Elsamedi më pas e fshiu postimin, por fotoja e tregon dukshëm komentin e Damianos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.