Lorik Cana gati për verë bashkë me djalin e tij

Gazeta Paloma - - Koktej -

Nuk kanë kaluar shumë vite që nga koha kur Lorik Cana vendosi të martohej me bukuroshen italiane Monika, e cila u diplomua pak më vonë si arkitekte. Në profilet e tij në rrjetet sociale shohim të postojë shumë rrallë për familjen e tij, ndaj edhe fotoja e kësaj jave na ka bërë shumë përshtypje. Ai ka postuar në Instagram një foto me bashkëshorten dhe në mes të tyre qëndron Boiken, djali i tyre që është rritur shumë që nga koha kur e kemi parë për herë të fundit. Tashmë ai mund të ecë dhe pse jo, të jetë stylish njësoj si i ati, i kombinuar në veshje njësoj si Loriku. Kot nuk thonë, “bëmë baba të të ngjaj”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.