Lupçe dhe Katerina… të shtirur?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Edhe këtë nuk e prisnim. Ndoshta çdo gjë e prisnim nga ky edicion i Big Brother, vetëm një lajm të tillë tronditës që ngre pikëpyetje mbi vërtetësinë e lidhjes së Lupçes me Katerinën, jo. Me sa duket, çifit ka vërtet 9 vite bashkë, por që Katerinës i është dashur përherë të durojë tradhëtitë e Lupçes për të vazhduar me lidhjen e tyre. Këtë ka rrëfyer një vajzë për portalin “Shqipëria Ime” ku është shprehur gjithashtu se ata thjesht jetojnë bash- kë me tre persona të tjerë në një shtëpi në Tiranë dhe gjatë verës secili shkon në shtëpitë e tyre. Dashuria e tyre nuk është aq e madhe sa na e shet Big- u, ka rrëfyer ajo, duke thënë edhe se Lupçe ka kaluar një natë edhe me të. Shumë prej tradhëtive të tij, Katerina i ka falur, ndërkohë që ajo nuk di ende për shumë të tjera me të cilat e ka tradhëtuar Lupce, rrëfen vajza, e cila ka kërkuar të mos i zbulohet identiteti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.