JETIMI I PAFAT

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

ishte se njerka fuste xixat. Më pas babi zihej me mua, kur isha 18-19 vjeç. Më përzinte nga shtëpia duke më thënë se nuk ishte shtëpia jote kjo këtu. Kam fjetur 2 muaj jashtë, keq e më keq. Punoja në Lavazho atje sa për të ushqyer veten se më shumë nuk më dilnin, më pas me shoqëri. U futa në shtëpi përsëri, filluan prapë sherret. Dilja unë gjithmonë i keqi aty në shtëpi sepse isha më i vogël se ata ... Më pas gjeta punë tjetër, punova ca kohë. Një ditë në mëngjes plasi sherri sepse njerka s’donte të flija pas orës 7 -të. I them babit të më lërë rehat se kam vendin tim. S’ke më tha. Kam i thashë sepse më takon pjesa e mamit. Në atë moment hidhet njerka: “Mami jot e ka vendin atje ku është tani ose te ajo që i ka bërë kokën”. Aty në moment u hodha e ofendova njerkën ç’të më vinte në kokë, s’po duroja dot më... Doja t’i gjuaja, por e mbajta veten. Më pas babi e njerka vajtën në polici e nxorën urdhër largimi që gjoja për ta përbëja kërcënim po të rrija në shtëpi. Aty nisi një histori tjetër me mua. Po bëj 4 vjet larg shtëpisë duke ikur në Greqi këtej andej, akoma sot e asaj dite babi e vëllai s’më flasin. Jam munduar, por jooo.

Këtu nisa historinë me vajzën që njoha. Hymë në shtëpinë e vajzës, më pranuan ashtu siç isha duke më përkrahur. Në Greqi punoja në të zezë me pashaportë. 3 muaj më pas vinte e vajza në Shqipëri. Vazhduam mbi 2 vjet afër njëri tjetrit. Kalonim mirë. Bëmë dhe celebrimin me dëshirën e të dyve. Më pas në dhjetor 2016 vajta në Greqi të bëja letrat, mbyllëm takimin për janar 2017. Po mbasi e mbylla, u nisa për në ishull. Në rrugë kur po ikja, m’u mbyllën kontaktet. Vajza më tha se s’më do më. U çmenda. Thosha me vete pse? Arsyeja? S’të dua më, më tha, vetëm kaq, asgjë më shumë. Kaluan 6 muaj, tani erdha përsëri këtu në Greqi sepse kisha kokën pas pse doja të dija arsyen. Babai i saj më kërcënojë se po të vija këtu do më sillte policinë greke. Dhe unë s’e prisha gojën ta ofendoja, preferova të rrija i qetë. Erdha këtu në Greqi, tentova të ndaloj vajzën dy tre herë, por s’ndaloi duke mos më thënë asnjë fjalë. Jam shkëmbyer disa herë me të, por s’i kam folur më sepse as ajo s’mer guxim të më thotë diçka. Tani po vijnë në Shqipëri, kanë hapur gjyq për celibrimin. Habitem si nuk arrijnë të kenë kontakte me mua? Preferojnë të vazhdojnë gjyqin duke shpenzuar kohë e lekë. S’di ç’të bëj më. Lashë punën në Shqipëri, erdha këtu, harxhova kohë e para por asgjë. Për mua këto të dyja s’kanë rëndësi, por vajza është kryesorja. S’më interesojnë paratë e koha, por akoma s’po më le ajo PSE-ja, arsyeja çfarë po ndodh me të pas 5 vjetësh pa arsye. Gabimi im ishte që u tregova shumë i mirë me të e dola i keq në fund. Dua mendimin tuaj thjesht të di ç’mendoni. Respekte. Anonim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.