Të vazhdoj me gruan apo me dashnoren?

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetje lexues të “Palomës”! Jam një burrë 46 vjeç nga Lezha dhe sot dua të tregoj mbi një pjesë të jetës sime. Do t’ju lutesha që në fund të kësaj historie të mos më gjykoni, sepse edhe vetë ndihem keq se si gjërat kanë arritur në këtë stad. Tani as që e di se si t’ia dal mbanë me gjithë stresin që kam. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë me bashkëshorten. Me kalimin e viteve, asaj dashurisë dhe lumturisë së madhe bashkëshortore në muajt dhe vitet e para, ia zuri vendin qetësia dhe monotonia e përditshmërisë.

Unë kam përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi dhe aktualisht punoj në një firmë ndërtimi në Tiranë. Aty paguhem mirë për punën që bëj, ndaj dhe kam vite që nuk jam larguar nga ai vend pune. Gjithçka rridhte shumë normalisht, derisa pak kohë më parë u hap një konkurs për të punësuar persona të rinj në firmë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.