Bëhuni ju Mister X!

Gazeta Paloma - - Intervistë -

Doja t’ju bëja një pyetje. Ju lutem më thoni, a ka fund ligësia e një femre? Jam unë ai që më qëllojnë femrat e poshtra apo realisht janë shumica kështu? Kur një femër shqiptare do të dijë të vlerësojë tamam njeriun apo gjithmonë do ngelet duke adhuruar ca copa letrash që varfërojnë shpirtin dhe mendjen? Pse femra shqiptare po humbet vlerat çdo ditë e më shumë? Pse po bëhet çdo ditë e më shumë false? Altin Disha: E vërteta është se kanë ndryshuar, por kjo nuk vlen për të gjitha, shumica po. Por nëse e sheh edhe nga ana tjetër kanë pak të drejtë se edhe pa ato copa letrash që i quan ti nuk jetohet. Dashuria është dashuri, por dashuria nuk hahet. Postribe Eab: Një femër që e ka në gjak të keqen, sado mundohu me të, ajo do ta bëjë atë që do. Por femra e sinqertë në qoftë se e ka dashurinë, respektin dhe vlerësimin nga mashkulli që ka përkrah, do të jetë e lumtur. Në qoftë se nënvlerësohet, atëherë e bën për hakmarrje. Por edhe civilizimi i tepërt shkatërron trurin, sidomos adoleshentëve. Egla Ina: Jo vetëm femrat, edhe meshkujt kanë ndryshuar. Edhe ju kur e shikoni një femër të mirë nuk ia dini vlerën, kështu që të dyja gjinitë janë bërë njësoj. Luan Murtati: Ligësia e një femre kur përballet me një mashkull pa vlera, nuk ka kurrë fund. Njeriu kur dështon nuk duhet t’ia faturojë humbjen të tjerëve, por vetes së tij. Një femër shqiptare kur ka një mashkull e vlerëson, të tjerët i injoron, madje edhe i degjeneron. Nuk e di që femra shqiptare ka humbur vlerën. Nisa Grisjel: Pse vallë vetëm femrat kanë ndryshuar? Po ju meshkujt që talleni me një femër? Paola Popi: Kur të gjesh përgjigjen se pse djemtë përfitojnë nga naiviteti i një femre, mashtrojnë, tallen e më pas i lënë për të gjetur prenë e radhës atëherë kërko përgjigje për vlerat e një femre. Dikur dhe meshkujt kanë qenë më të përgjegjshëm se ç’janë sot. Ndaj një femër shqiptare, duke kërkuar të drejtat e barabarta me meshkujt në shoqëri, ndoshta ka devijuar nga rruga e saj, por kjo nuk do të thotë që janë të gjitha të poshtra. Erisa Quku Bakalli: Kështu flasin të gjithë meshkujt që kanë probleme me personalitetin... kur ndahen të gjithë femrën e nxjerrin legene. Jo more jo, problemi jeni ju qe s’dini të vlerësoni e të mbani ekuilibrat.

: Ligësia e një femre mbaron atëherë kur të mbarojë naiviteti i një mashkulli dhe kur të zbatohet barazia gjinore në 99% të njerëzve. Dhe të gjithë meshkujve u them që para se ta kritikoni një femër në fillim mundohuni ta kuptoni atë dhe hallin apo problemin e saj. Por u bëj thirrje edhe disa femrave që janë pak si shumë materialiste: njiheni mirë mashkullin që keni në krah. Nuk ka rëndësi paraja, por ka rëndësi njeriu se paranë sot e ke dhe mund të të duket vetja mbret; nesër s’ke asgjë dhe je askushi, prandaj njihini mirë njerëzit dhe pastaj merrni vendime. Fundja, askush nuk është perfekt, të gjithë jemi njerëz, të gjithë bëjmë gabime, por rëndësi ka që të mësojmë nga këto gabime. E para quhet gabim, nëse përsëritet quhet faj. Avjona Hasa: Jo, s’janë që të gjitha njëlloj, ka akoma femra 20 vjeçe që s’kanë puthur dhe quhen fshatare të prapambetura; goca që vishen thjesht dhe quhen varfanjake; femra që s’përdorin makijazh. Ka akoma shumë femra të mira. Dori Dorina: Kanë ndryshuar kohët o çun, tani janë fajtorë të dyja palët e kështu kemi arritur këtu ku jemi. Flo Ri: Më fal ti mua, të huajat i paragjykoni se janë qejflije, nuk janë punëtore, mbajnë pis shtëpinë, vishen keq... Por femrat shqiptare janë shthurur e s’mbahen më. Materializmi në kulm. Femra e vërtetë zakonisht arsimohet. A ke arsim ti që t’ia sigurosh jetën apo për ç’të të mbajë ty? Për parazit? Unë vetë jam as mish, as peshk. E as sytë s’më hedhin në rrugë. Por kur shohin femra të ulëta me sekonda u shkon syri. Atëherë zgjidh e merr. Ose arsimohu ose bëhu biznesmen dhe mbaj materialisten! Ose merr të huajën që s’të do për interes ose rri dhe mos fol! Kaq.

: Gratë sot e kanë arsyen në kundërshtim me mendimin dhe fjalët në kundërshtim me veprimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.