Dilara “blen” Emren

Telenovela

Gazeta Paloma - - Intervistë -

Keriman kupton se Engin dhe Haxher kanë lënë takim me njëri- tjetrin në kinema. Rahmi dhe Ozkan nisen në kërkim të Halilit dhe mësojnë se ai ka vdekur i vrarë nga dy femra. Ata dyshojnë se vrasëset janë Xhandan dhe Asuman. Xhihan organizon një darkë me gjithë familjen me qëllim që të ulë në një tryezë Harunin me Ozanin. Ozan nuk reagon mirë kur shikon Harunin. Xhihan i tregon familjes se ka shuar armiqësinë me Harunin. Xhihan i lutet Ozanit të bëj të njëjtën gjë për hatër të Allazit. Ozan lë darkën përgjysmë. Harun u kërkon falje vajzave për sjelljen e tij të mëparshme. Ozan është i bindur se Harun ka një plan kundër familjes së tij. Hazall injoron Mithatin. Mithat vetofrohet për të hequr dorë nga puna, por Hazall nuk e lejon. Ozan i kërkon ndihmë Mithatit për të përgjuar telefonin e Harunit. Rahmi shikon Xhandanin që ka filluar punë si avokate. Xhansu shkon të takojë Emren, por nuk ia hapin derën. Rahmi ndjek pas Xhandanin dhe shikon Asun me Ekremin. Familja e Emres telefonon Denisin dhe e kërcënon se do të denoncojnë Xhansun në polici. Rahmi njihet me Ekremin, por nuk mëson gjë prej tij. Denis qorton Xhansun. Xhansu dhe Denis zihen dhe ajo e përzë nga shtëpia. Denis largohet dhe Xhansu pendohet menjëherë. Dilara mbështet Xhansun. Denis i shpreh pakënaqësitë ndaj Xhansus Xhihanit. Xhansu nuk pranon të shprehet me Xhihanin. Xhihan preket dhe Dilara e mbështet. Asuman i tregon Xhandanit se do të hapë çështjen gjyqësore kundër Dilarës vetëm që t’i ulë asaj krenarinë. Demir përgjon bisedën e tyre. Xhansu nuk flet me askënd dhe bie në depresion. Dilara trembet kur shikon gjendjen e Xhansus dhe shkon në familjen e Emres dhe ofron para për ta marrë atë. Familja shtillet si e ofenduar në fillim, por më pas kërkon një shumë më të madhe parash. Xhihan insiston që Ozan të falë Harunin, por ai nuk i bindet. Keriman i shkon në shtëpi Xhansus. Dilara i dërgon Emren Xhansus në shtëpi. Keriman nuk reagon mirë kur shikon fëmijën. Xhihan merr në telefon Xhansun dhe dëgjon një zë fëmije. Xhansu ia mban të fshehtë të vërtetën. Ozkan blen ushqime pasi ka ftuar Hazallin për darkë. Hazall i blen rroba Ozkanit. Dilara ka dyshime se Keriman do t’u tregojë të gjithëve të vërtetën. Keriman nuk shkon në darkën mes Ozkanit dhe Hazallit, pasi kujdeset për Xhansun. Hazall shkon në shtëpinë e saj të vjetër dhe kujton Gylserenin. Ozkan i kërkon falje Hazallit që e ka braktisur. Hazall e fal, por nuk e quan baba. Ozan i mban qëndrim Xhihanit dhe nuk bën punën siç duhet në kompani. Harun dhe Dilara zihen në telefon dhe Ozan i përgjon. Denis i tregon Mithatit se qëndron në punë pasi nuk ka dëshirë të shkojë në shtëpi. Mithat i tregon Denisit se tradhtia që i ka bërë Hazallit ka qenë vetëm për një natë dhe me një ish-të dashurën e tij. Hazall gatuan për të dhe Ozkanin. Denis shkon me lule në shtëpi për Xhansun, por tronditet kur shikon Emren. Keriman i tregon Hazallit dhe Ozkanit se Dilara ka marrë Emren për Xhansun. Hazall shkon menjëherë në shtëpinë e Xhansus. Denis nuk pranon të mbajnë fëmijën dhe Xhansu e përzë sërish nga shtëpia. Demir fton në klubin e tij Xhandanin dhe Asumanin. Xhandan dhe Demir njihen që nga më parë, pasi Demir ka qenë klienti i saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.