Arnav mëson se Kushi është fejuar

Gazeta Paloma - - Intervistë -

Gjyshja dhe Levanja bëjnë sikur zihen duke shpresuar se në këtë mënyrë Kushi nuk do të largohet, por do të qëndrojë për t’i pajtuar ato. Manorama i kërkon Kushit që të takohen afër tempullit. Arnav gjen një shënim të vjetër që Kushi ka shkruar dikur. Ai e shpëton para se të bjerë në pishinë. Kushi e shqetëson me qëllim ndërsa ai po bën një telefonatë të rëndësishme dhe më pas largohet. Arnav nxehet dhe nuk i flet Kushit. Sham përpiqet të rregullojë datën e martesës. Akash surprizon Pajalin duke i dhuruar diçka që ajo e dëshironte prej kohësh dhe më pas i propozon. Kushi gjen Arnavin duke folur me yjet. Arnav shikon unazën e Kushit pranë pishinës, por nuk arrin ta njohë atë. Madhumati shokohet kur mëson për punën e unazës dhe i thotë Kushit të kërkojë për të. Kushi mëson se gjithë zënka midis gjyshes dhe Levanjës ka qenë e rremë. Ajo i tregon Shamit se ka humbur unazën e fejesës dhe ai xhindoset. Arnav i thotë Kushit se duhet të kërkojë falje nëse dëshiron që të marrë sërish unazën e saj. Ajo e pranon këtë gjë dhe i tregon atij se është fejuar. Arnav nxehet shumë kur mëson këtë fakt dhe e dënon atë për faktin që e ka mbajtur sekret fejesën. Ai lëndon veten e tij ndërsa flet me të. Lavanja i kërkon Kushit që t’i mjekojë plagën Arnavit. Me ironi ai e uron për fejesën dhe e fyen duke krahasuar veten me të fejuarin e saj. Arnav i thotë Anxhalis se dyshon që Kushin e kanë fejuar pa dëshirën e saj. Ai më pas u thotë të gjithëve se ka vendosur që t’i përshpejtojë hapat në fejesën e tij me Levanjën. Kushi fillon të bëhet dyshuese për zërin që dëgjoi në telefonin e Anxhalisë dhe i duket mjaft i njohur. Lavanja është e shqetësuar për faktin që familja e saj do të mungojë në ceremoninë e fejesës. Kushi i thotë Arnavit se nuk i intereson aspak fejesa e tij. Kushi fillon të dyshojë për personazhin e Shamit. Pajal gënjen Kushin dhe nuk pranon ndjenjat e saj për Akash. Ajo shokohet kur shikon Akashin në shtëpinë e saj. Akash nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq lehtë nga dashuria. Anxhali dhe Lavanja dalin për të blerë bizhuteri për fejesën. Arnav përpiqet të fyejë dhe poshtërojë Kushin duke i dhuruar Lavanjës varësen e preferuar të Kushit. Anxhali është shumë e trishtuar pasi kupton se i shoqi e ka gënjyer sa i takon unazës. Gjyshja e shikon që diçka nuk shkon me të dhe dëshiron të dijë se çfarë po ndodh. Lavanja detyron Kushin që të veshë një fustan dasme. Arnav e poshtëron sërish. Lavanja blen fustanet që i sugjeron Kushi. Arnav e qorton të fejuarën e tij sepse ka zgjedhur fustane të lirë dhe pa shije. Ndërsa Kushi përpiqet të mbrojë Levanjën. Manorama dëshiron që Akash të fejohet sa më shpejt. Akashi kërkon Pajalit që të takohen për herë të fundit. A do ta bindë ai të pranojë propozimin?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.