Rihanna rrëfen si ia doli me ndarjen e parë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Një fanse e këngëtares Rihanna i ka shkruajtur një koment në Twitter lidhur me një situatë të vështirë të jetës së saj, duke i kërkuar këshillë se si t’ia dalë me ndarjen nga i dashuri. Pyetja e saj ishte “Si ia ke dalë nga ndarja jote e parë? Unë po vuaj shumë”. Me sa duket, RiRi nuk e ka neglizuar pa përgjigje komentin e fanses së saj, duke i dhënë ndihmë me një këshillë të sajën. Kjo gjë ka bërë të mendojnë shumë media dhe fansa të këngëtares, se një gjë të tillë Rihanna e ka praktikuar edhe pas ndarjes me Chris Brown. Përgjigja e saj ishte “Thjesht mendo që ndarja është një dhuratë në veten e saj. Qaj nëse e ndjen, por kjo gjë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ti do ta gjesh dashurinë përsëri dhe ajo do të jetë akoma më e bukur. Momentalisht, shijo çfarë ti je!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.