Meryem Uzerli kërkon borxhin e dhënë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Në një deklaratë të fundit të saj, Meryem Uzerli i ka shokuar të gjithë duke thënë: “Kësaj i thonë të bësh mirë dhe të gjesh keq”. Me siguri që këto fjalë shkojnë për babanë e fëmijës së saj Can Ates. “Prindërit më kanë këshilluar gjithmonë që të mos kërkoj borxhe prej askujt. Nëse problemi janë paratë mes jush, atëherë dije se marrëdhënia ka marrë fund. Për sa i përket pjesës së parë nuk kam pasur probleme, por s’mund të them njësoj për pjesën e dytë. Sa herë kishte një problem ose e kisha gjithmonë unë fajin, por gjithmonë borxhi ose borxhliu zhdukeshin krejt papritur. Në çdo situatë ku jam ndeshur kam kuptuar se nëna ime kishte gjithmonë të drejtë”. Edhe pse nuk e njohim Uzerlin personalisht ajo duket si një femër me zemër të mirë dhe shpirt të pafajshëm. Ajo i ka dhënë babait të fëmijës së saj 500 mijë euro borxh. Meryem thotë se mendon që mund t’i marrë sërish këto para vetëm nëse ushtron presion mbi Can Ates, pasi ka muaj të tërë që ai nuk është bërë i gjallë. “Është më se normale që të ndash me njeriun që jeton hallet dhe kohërat e vështira dhe të bësh çmos për t’u bërë mbështetje për të, por ama mes jush duhet larë çdo borxh dhe duhet t’ia dish për nder partnerit për të mirën që të ka bërë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.