Edhe pak verë...

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Nuk po di si ta marrë vëmendjen tani që është jashtë, se paratë nuk i mori dot me ato çfarë bëri brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”. Zërat për një ndarje të mundshme mes saj dhe Olsit janë shuar, pas këmbënguljes së çiftit. Megjithatë kjo nuk e pengon vajzën e kolme, që t’u drejtohet ndjekësve në mënyrë arrogante. Kjo Fjorentina nuk paska kohë t’ju përgjigjet, se është shumë e ngarkuar dhe orienton t’i drejtoheni Olsit, a thua se ai nuk është i dashuri, po komshiu përballë. Nejse…Me çfarë e mbush kohën, po pyesni ju? Duke bërë video dhe duke sharë këdo i del para. Në rastin e fundit inatin e kishte me Fotininë, meqë ajo ishte fituesja dhe “gjuhet” më tepër. Së bashku me kushërirën e Olsit, dy ndrikullat kanë “vjellë vrer” mbi sandalet e Fotit, duke ekspozuar një nivel jo fort të pëlqyeshëm në publik. Vështirë ta menaxhosh famën, vështirë shumë! Nuk e bën kushdo këtë punë, se ndryshe do ishim tre milionë shqiptarë të famshëm!

Përshëndetje të gjithave! Uroj të keni pasur një fillim muaji sa më të mbarë! Shpresoj që ju mama të keni pasur pak pushim nga fëmijët që janë gjithmonë nëpër këmbë. Shpresoj që ju vajza të keni kapur ndonjë rrugë për në jug të Shqipërisë nga ndonjë person zemërgjerë. Shpresoj që ju zonja të keni pasur pak aktivitet në dhomën e gjumit dhe jo vetëm! Për të gjitha ju që ende nuk keni bërë asgjë nga ato më sipër, ju lajmëroj se erdhi gushti. Vera zëre se ka mbaruar. Ato që nuk i bëtë këtë verë, mbase nuk i bëni më as vitin tjetër. Por mos u mërzisni, edhe ato që ishin pushim nga fëmijët që ikën nëpër kampe verore, edhe ato që kapën rrugë për Dhërmi, edhe ato që mezi e përbal- luan burrin në këtë të nxehtë vere, njësoj si ju do vazhdojnë të jetojnë pjesën tjetër të vitit. Vera është vetëm pak muaj. Përsëri do të vijë i ftohti, nuk do të hedhim dot foto me rroba banje dhe nuk do të kemi me atë të nxirën e diellit.

Sa shumë mundohemi për pak publicitet ë? A nuk mendoni edhe ju kështu? Që në muajin mars fillon sherri mes punonjësve të administratës se kur do e marrë secili lejen e zakonshme. E di shumë mirë që, në 28 ditë kalendarike që kemi pushim me ligj, janë të paktë ata që arrijnë të marrin më shumë se dy javë të plota pushime. Kush punon në shtet arrin t’i marrë me pak mik, sidomos pasi qarkulloi lajmi se nuk merren më lekë për pushimet që nuk ke marrë.

Një djalë që çdo nënë do donte ta kishte bir, çdo grua si bashkëshort, çdo njeri si mik…dhe çdo djalë si vëlla! Dedikimi i këngëtarit :“Është fat të kesh një vëlla si ty” poshtë fotos së postuar në rrjetet sociale nuk përloti vetëm Taulantin. Mijëra komente vërshuan për të përgëzuar raportin fisnik mes dy vëllezërve, në një kohë kur lidhjet e gjakut po e zbehin rëndësinë e tyre. Jemi bërë të huaj mes nesh, kemi harruar si shprehet dashuria e sidomos meshkujt…nëse shprehin ndjenjat, nuk quhen më burra! Kështu na qenka puna? Po pse ju kënaqi kaq shumë Albani? Po pse nuk e merrni shembull dhe ju? Jeni kudo që jeni…bëni këtë që ju them unë: urgjent shkruani një sms, merrni në telefon ose postoni një foto me një person të dashur, duke i shprehur sinqerisht çfarë ndjeni për të. Bota do dukej më bukur, më besoni! Ata të tjerët që punojnë në privat, luten që pronari të arrijë t’u japë ndonjë dhjetëditësh në gusht që të shohin pak diell me sy, duke qenë se punojnë edhe të shtunën, edhe të dielën.

Edhe kur me shumë mundime arrijmë të marrim ato ditë pushimesh, qëndron pikëpyetja se si do t’i kalojmë këto ditë të bekuara nga Zoti. Unë, si femër që jam, ditët e pushimit i ndaj mes plazhit, sipas buxhetit në dispozicion, dhe punëve të shtëpisë. Kurrë nuk pastroj aq shumë sa pastroj në ditët kur nuk jam në punë. E pse të përdor ditët e mia për pak relaks kur mund të jem duke larë xhamat në orën 3 të drekës, në pikë të vapës?

Po ju? A keni pasur mundësi të largoheni nga qyteti? I kam zili ata që jetojnë në Durrës, Vlorë e në qytete të tjera bregdetare të Shqipërisë. Mund të shkojnë të freskohen në det kur të duan. Mund të pinë një kafe në mëngjes, të shkojnë të zhyten një herë e pastaj të kthehen në shtëpi gati për të përgatitur drekën.

Ndërkohë neve, pjesa tjetër që nuk ka fat të jetojë në bregdet, duhet të furnizojmë mirë makinën me karburant, pasi trafiku është i tmerrshëm, të marrim tasin me ushqim me vete në bagazh, pasi çmimet janë të shtrenjta e të largohemi në zonën më të afërt me dalje në det. Sinqerisht, nuk e kuptoj si arrij të përballoj çdo vit ato pak ditë pushimesh vere, kur edhe në dimër mezi arrij të mbyll muajin.

Thënë kjo, është fantastike vera! Ah fustanet e gjata, rrobat e lirshme e të pambukta, flokët që i merr flladi, lëkura e prekur nga dielli. Ku ka më mirë? Nuk e di pse çdo gjë shijon më shumë në verë. Kafeja me akull shijon më shumë, uji i ftohtë, lëngjet freskuese shijojnë më shumë në verë. Gjithë vendi ka më shumë ngjyra! Vera ka pak sakrifica, sidomos nga ana financiare, por mendoj se ia vlen. Këto kujtime do të kemi gjithë jetën. Momente mes miqsh në det, momente argëtimi, takime me familjarë që nuk ndodhen në Shqipëri. Pastaj, në fund të fundit, punojmë gjithë vitin që të shijojmë verën dhe punojmë gjithë verën që të kemi foto të bukura për në dimër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.