Këshilla nga seksologia Suzi

Gazeta Paloma - - Seksologji -

-Shenjat e menopauzës nuk janë të njëjta për çdo grua, por gjithsesi ka disa të përbashkëta, siç janë nxehtësia që provohet brenda vetes, që ndihet në mënyrë ciklike; një lloj nervozizmi që te persona të ndryshëm shkon deri në probleme serioze të shëndetit mendor; lëvizje të tensionit; fryrje të këmbëve apo të gjithë trupit për arsye të mbajtjes së ujit. Për më shumë mirë është të flisni me një mjek gjinekolog.

E dashur Suzi, doja të dija, në rast se i fejuari të kërkon seks anal a ndjen ai dashuri për mua? Mos vallë kjo kërkesë tregon që ai s’ndjen më gjë në mënyrën natyrale dhe kërkon të eksperimentojë me mua? Nga kërkesa e tij unë u ndjeva shumë e ofenduar, aq sa arrita ta shihja me pështirosje pasi këto gjëra për mendimin tim i kërkon një maniak seksual. Natyra e ka krijuar njeriun kështu dhe vrima anale ka funksion shumë ndryshe nga ajo që kërkojnë ta përdorin këta persona perversë sot. Ju si mendoni? Faleminderit!

- Nga sa shkruani ju e paragjykoni marrëdhënien seksuale dhe shkoni deri aty sa të etiketoni edhe të fejuarin tuaj. Marrëdhënia intime është një komunikim ku përfshihet njeriu i tërë, trup dhe shpirt. Fillohet nga trupi, për të arritur deri në qenie, për të arritur atë

Nëse doni të keni një marrëdhënie harmonike në çift, lexoni përgjigjet e Suzit. Për çdo pyetje që keni në lidhje me problemet me partnerin ose partneren na dërgoni sms në 0682766166

komunikim, i cili ka të bëjë me veten, lirinë dhe të vërtetën. Nëse paragjykoni kështu siç bëni ju, nuk do të arrini dot te këto të treja. Megjithatë, e njihni ju të fejuarin tuaj, pasi keni vendosur të krijoni familje me këtë njeri, të ndërtoni atë marrëdhënie që i reziston edhe kohës, prandaj kini kujdes kur etiketoni, pasi në radhë të parë i bëni dëm vetes suaj, marrëdhënies suaj.

Përshëndetje! Jam një vajzë 16 vjeçe. Para një muaji isha në plazh për 15 ditë dhe periodat më erdhën një ditë pasi mbarova plazhin, kurse këtë muaj nuk më kanë ardhur më. Unë gjithmonë i kam pasur të rregullta. Mos ndikon plazhi dhe a duhet të shqetësohem për këtë? Ju faleminderit! Ela.

-Në këtë moshë, cikli mujor nuk është i stabilizuar. Megjithatë mirë është të flisni me një mjek gjinekolog, që t’ju sqarojë profesionalisht për situatën tuaj konkrete.

Përshëndetje zonja Suzi! Unë që po të shkruaj jam një djalë 20 vjeç. Kam një problem që më shqetëson. Sa herë që kryej marrëdhënie seksuale me të dashurën, ajo ka dhembje të forta dhe s’e arrin dot kënaqësinë. Doja të dija se ku është problemi dhe si mund të

- Situata të tilla janë të njohura dhe nganjëherë nuk ke se çfarë bën.

Përshëndetje Suzi! Jam Jani, 17 vjeç dhe masturbohem pothuaj çdo ditë. Dua të di, a të dëmton masturbimi?

- Jo, masturbimi në këtë moshë është normal dhe nuk shkakton asnjë problem.

Përshëndetje zonja Suzi! Jam një vajzë 19 vjeçe. Para disa muajsh kreva marrëdhënie për herë të parë. Përpara aktit, kur futet penisi, kam pak dhembje, por nuk e kuptoj nëse jam e virgjër se asnjëherë nuk më ka dalë gjak. I dashuri e ka organin 15 cm dhe futet i gjithi. Jam e virgjër apo jo? Si kuptohet?

-Ju nuk jeni më e virgjër për sa kohë keni kryer marrëdhënie me penetrim. Por duhet të dini diçka, nuk është gjakderdhja shenja kryesore e zhvirgjërimit. Gjakderdhja ndodh vetëm në 30-40% të popullatës femërore.

Përshëndetje Suzi! Jam një vajzë 19 vjeçe, jam e lidhur me një djalë 20 vjeç, po bëjmë një vit e 4 muaj që jemi bashkë, por i kam nxjerrë gjithmonë justifikime të ndryshme sikur duan të më fejojnë. Të gjitha këto i bëj se dua të di sa më do dhe çfarë ndjen ai për mua. Ai

-Linda, po pate frikë gjithmonë je e humbur. Marrëdhënie me gënjeshtra nuk mund të ndërtohet. Edhe sikur të rrini bashkë gjithë jetën ju prapë nuk do të arrini të ndërtoni marrëdhënie, atë marrëdhënie që pretendon dhe ëndërron çdo njeri. Ti nuk është se nuk beson tek ai djali, por ti nuk je e aftë të besosh. Dhe ky është problemi yt kryesor.

Përshëndetje zonja Suzi! Kam qenë një muaj i martuar, por tani jam divorcuar, edhe pse duhemi. U ndamë se mami dhe babi nuk donin

të ishim bashkë, por unë e dua shumë. Të lutem zonja Suzi më jep një mendim, si t’ia bëj?

- Ju vetë keni shkruar që vendimin nuk e keni marrë ju, por mami dhe babi juaj. Unë do t’ju sugjeroja që tani të përpiqeni të merrni një vendim tuajin. Një njeri që pretendon të ndërtojë familje nuk mund të veprojë nëpërmjet veprimeve të të tjerëve, qofshin këta nëna dhe babai. Ju duhet t’i doni ata, t’i respektoni, por jo të vendosin ata për familjen tënde. Këtu përqëndrohuni dhe këtë problem zgjidhni, që të mësoni të keni mendimin tuaj dhe të merrni vendimin tuaj.

Zonja Suzi, sa herë bëj seks me të fejuarin ai prishet menjëherë dhe unë nuk kënaqem. Ju lutem më shpjegoni pse ndodh kjo gjë dhe si t’ia bëj që të kënaqem dhe unë? Me respekt, K.

-E para, ti duhet të flasësh me të fejuarin dhe të përpiqeni që të ndërveproni dhe ta përdorni eksitimin për të arritur kënaqësinë të dy dhe jo të mbeteni të pakënaqur nga njëri- tjetri. Mesa duket, jeni në fillimet e marrëdhënies dhe këto gjëra janë një fenomen i zakonshëm. Mbase edhe ju vetë jeni disi e tërhequr dhe prisni që i fejuari t’ju provokojë kënaqësi, ndërkohë ajo është një gjë që duhet bërë së bashku.

Përshëndetje! Jam 24 vjeçe, kam 4 muaj që dua të mbetem shtatzënë por nuk është e mundur. 2 muajt e parë në mëngjes më dilte sperma jashtë, por këta muajt e fundit nuk më ka ndodhur më. Si mendon, a do mbetem shtatzënë?

- Po, do të mbeteni. Ajo

-Erërat intime janë të lidhura me gjendjet emocionale, por kanë edhe një arsye tjetër që ka të bëjë me eksperienca të hershme dhe të paragjykuara dhunshëm. Ju mbase nuk e mbani mend, por fakti që e perceptoni veten me erë të keqe të lë të mendosh për një eksperiencë të tillë. Gjykimet e aromave janë shumë personale dhe të lidhura me eksperienca të hershme. Por duhet të dini që një aromë që për ju nuk është e këndshme për një tjetër mund të jetë shumë e këndshme dhe eksituese. Ndërsa të fejuarit tuaj i bën përshtypje stepja juaj, që me siguri shkaktohet nga frika që keni për aromën e keqe. Përpiquni të mos fiksoheni dhe shijoni intimitetin, përndryshe do t’i bëni shumë dëm si vetes edhe marrëdhënies suaj.

Suzi, të lutem m’u përgjigj. Ka lidhje eksitimi i një mashkulli me ndjenjën karshi femrës? Po nuk pati ndjenjë reciproke mes një djali e një vajze, si ndodh eksitimi te djali kur djali nuk ka dashuri?

- Eksitimi ka të bëjë me veten dhe jo me tjetrin. Eksitimi krijohet nga sfera instiktive dhe është dukuri e natyrës. Ndjenja, natyrisht që e ka fillesën tek eksitimi, por jo vazhdimin. Eksitimi është në bazë të jetës dhe është fenomen te të gjitha gjallesat.

Përshëndetje Suzi! Kam një hall të madh. Unë masturboj rregullisht, çdo ditë. Më ngrihet sa herë shoh një gocë seksi. Tani dua të lidhem me një vajzë nga 9-vjeçarja, e kam pasur në klasë. Kam frikë se mos e lëndoj. Pres përgjigjen tuaj.

- Ju duhet të sqaroni një gjë me veten tuaj, të ndani eksitimin nga lidhja me një femër. Në një lidhje, eksitimi është pjesë e rëndësishme, por gjithsesi pjesë. Ndërsa eksitimi për ju tregon që jeni i pjekur seksualisht, por ende nuk e kontrolloni veten si duhet. Pra, nuk jeni aq i rritur sa t’i bëni ballë seksualitetit. Në lidhje njeriu hyn, apo e ndërton pikërisht për të ndarë emocionet e tij dhe për t’i shijuar ato. Ju ende nuk e keni të qartë se çfarë është një marrëdhënie në një lidhje. Ju e shikoni marrëdhënien si një akt fiziologjik që do t’ju shpëtojë nga eksitimit. Kjo mënyrë nuk është aspak cilësore, madje e zbeh shijen e kënaqësisë fizike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.