Abhaas Mehta: “Sanaya dhe unë jemi miq edhe jashtë ekranit”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Edhe pse Sanaya dhe Abhaas në telenovelën “Si ta quaj këtë dashuri?” kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje, ata kanë një kimikë shumë të këndshme jashtë setit. Shumë fansa janë kuriozë të dinë nëse Abhaas është aq i pasjellshëm edhe jashtë shesh- xhirimit. Kur u pyet rreth kësaj, ai vetëm qeshi dhe u përgjigj: “Është një ndjesi e mirë kur njerëzit e marrin rolin tënd kaq seriozisht. Shumë ndiejnë sikur unë jam i keq edhe në realitet, por nuk është e vërtetë. Kur kamera nuk po xhiron, i gjithë kasti ynë është shumë i bashkuar. Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë në kast. Barun dhe unë shkojmë mirë, ndërsa me Sanaya jemi miq të mirë. Dua të informoj të gjithë shikuesit se unë jam një djalë i mirë”. Roli i antagonistit nuk ka qenë kurrë i thjeshtë, por Abhaas Mehta e ka realizuar me sukses. Kur fansat ndiejnë se një aktor po performon një personazh shumë mirë, mund të jesh i sigurt që këtë aktor do ta shikosh edhe më shpesh në ekran.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.