Cavit Çetin Guner martohet me Gizem Orge

Gazeta Paloma - - Koktej -

Një lajm i mirë vjen nga aktori në serialin “Ertugrul” që luan rolin e Dogan Alp, Cavit Çetin Guner. Ai është martuar me një sportiste të famshme, Gizem Orge, e cila është volejbolliste. Dëshmitarët e dasmës kanë qenë Engin Altan Duzyatan dhe Neslisah Alkoçlar. Çifti i sapomartuar ka jetuar një histori të gjatë dashurie. Ata janë martuar në gjykatën e Besiktas nga Murat Hazindar. Dëshmitarët e tyre janë bërë edhe një çift i martuar, Engin dhe Neslisah. Dasma ka pasur 250 të ftuar, mes të cilëve shumë fytyra të kastit të “Ertugrul” si dhe shumë njerëz të botës së artit dhe sportit. Nusja ka veshur dy fustane të ndryshme: njërin përgjatë ceremonisë së martesës dhe tjetrin në festën e dasmës, që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.