Isida Mollaymeri –

Gazeta Paloma - - Vip-a On The Beach -

Keni parë ju balerinë më seksi se kaq? Bobooo, më duket u futëm në sherr me koleget e Isidës, po nuk kemi çfarë të bëjmë… “Fshati që duket, nuk do kallauz” – thotë një nga shprehjet e famshme, të popullit tonë të mençur. Që mos ta shkëpusim fokusin, se po komentojmë ca alamet këmbësh dhe pozash të kësaj “ngjalës” së TOB – it. Ka bërë një set të tërë fotografik dhe na e merr mendja, se kushdo qoftë “shoqëruesi/ja” i/e Isidës në këto pushime, ne ia qajmë me të vërtetë hallin. Në çdo cep shkëmbi, në çdo panoramë me detin nga pas, në çdo shezllong të lezetshëm apo bar të arreduar me stil…ajo ka kërkuar një shkrepje “caku”! Patjetër që ia vlen! Çunave tanimë i janë kënaqur sytë, po nga ana tjetër balerina posedon edhe ca kujtime fantastike për veten e saj. E imagjinoni pas 50 vitesh? Do ketë çfarë t’i tregojë nipërve dhe mbesave!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.