Sanaya Irani nëse s’do të ishte aktore

Gazeta Paloma - - Koktej -

“Do të isha bërë një “interior designer” ose “fashion designer” nëse nuk do të isha bërë aktore. Kam qenë duke bërë masterin kur u futa në botën e aktrimit dhe po në këtë kohë kam kuptuar se më pëlqente shumë dizenjimi i shtëpive. Më pëlqente të shikoja shtëpi të ndryshme dhe të lexoja revista mode rreth kësaj. Shtëpia ime ishte ndërtuar shumë vite më parë dhe dhoma ime ishte dizenjuar që kur linda unë. Nuk e kam rimodeluar dhomën time sepse ishte bërë nga duart e prindërve të mi. Tani e di se dizenjimi nuk është vetëm çështje dëshire, por edhe buxheti. Në shtëpinë time dua ngjyra të bardha dhe të çelura, sepse të krijojnë idenë se ke më shumë hapësirë. Në dhomën e gjumit më pëlqen tavani prej dër- rase, sepse të krijon ndjesinë e ngrohtësisë së shtëpisë. Kështu që kur je në dhomën tënde gjithmonë shikon tavanin prej druri. Mund të isha bërë “fashion designer”, por nuk jam e fiksuar pas markave dhe vesh çdo gjë që më bën të dukem mirë dhe të ndihem rehat dhe mendoj se unë dukem mirë në çfarëdolloj gjëje që vesh”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.