Kur Roberti kap “mat” Ervinin në dhomën e Norës…

Gazeta Paloma - - Koktej -

Duke qënë se episodi i 14-ë i #thuajemepepsi u përqëndrua vetëm tek thashethemet mbi VIP-at shqiptarë ishte mëse e drejtë që pjesë e tij të bëhej gazetari Ervin Kurti për të na treguar peripecitë e punës së tij.

Me shumë humor ai na ka treguar se ngarkesa e tij në punë ndonjëherë e ka detyruar të bëjë gjëra që më vonë e kanë vënë në siklet si për shembull, të qëndrojë në të njëjtën dhomë me vip-at ndërkohë që punon. Mirëpo nuk është kaq e thjeshtë!

Ervini është kthyer pas në kohë për të kujtuar momentin kur ka qëndruar në të njejtën dhomë me një nga mikeshat e tij, këngëtaren Nora Istrefi. Ata kanë qëndruar bashkë në një dhomë hoteli në zonën e Bllokut, derisa Nora do të performonte LIVE në një nga klubet e Tiranës pa dijeninë e Robertit. Renee & tregu i showbizit ka qenë kryefjala e bisedave mes tyre, por edhe tek-tuk ndonjë thashethem që Ervinit nuk i mungojnë.

Momenti më qesharak i mbrëmjes së tyre ishte ai në të cilin bashkëshorti i Norës, Roberti të cilin Ervini e ka mik të mirë, troket në dhomë dhe i kap “mat” të dy duke bërë thashetheme e duke ju bashkuar bisedës së tyre. Roberti më tej ka treguar video të vajzës së tyre në Prishtinë dhe e gjithë situata ka kaluar me humor. Për shkak të kësaj marrëdhënieje të ngushtë, Ervini i nxorri javë më parë Robertit në “Top Show Magazinë” sekretin që e dinte vetëm ai, që ky i fundit kishte disa vite që nuk flinte më me Norën në të njëjtën dhomë sepse gërhiste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.