Esra Bilgiç: “Në “Ertugrul” mësova të kalëroj”

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Aktorja simpatike e serialit “Ertugrul” ka dhënë një intervistë, ku mes të tjerash është shprehur se ëndrra e saj është që aktrimi i saj në televizion të lërë gjurmë në të gjithë botën.

“Unë kam filluar punën në televizion me serialin “Ertugrul” si aktore profesioniste. Që fëmijë kam pasur një tërheqje ndaj punëve kreative dhe më pëlqente të krijoja. Kjo tërheqje u transformua në një dëshirë për t’u bërë aktore me kalimin e kohës. Ëndrra ime më e madhe është që një ditë të jem pjesë e një produksioni që do të ndiqet rreth e përqark botës. Sigurisht që dua të bëhem pjesë edhe e teatrit.

Kam punuar shumë për të realizuar këtë sezon të serialit. Kam qëndruar në Stamboll, kam punuar me skenarin dhe kam parë shumë filma dhe seriale. Ky set ka qenë si një shkollë për mua dhe ky ishte viti im i parë në shkollë. Kam mësuar shumë mbi mënyrën se si duhet ta përdor kohën time. Do të marr pjesë në teatër këtë vit, gjë që mendoj se do të më shërbejë shumë. Është një histori shumë e bukur. Do ta shfrytëzoj këtë punë edhe si një mundësi për të aktruar dhe si një eksperiencë nga e cila duhet të mësoj shumë”,- tha aktorja.

Veç kësaj, aktorja rrëfen se ka një dashuri për kuajt dhe është shumë e lumtur që ka mësuar të kalërojë.

“Shekulli i 13-të ka qenë koha e themelimit të Anadollit. Unë jam pjesë e një seriali që rrëfen kapitullin e parë të historisë sonë. Në fakt, ne nuk dimë shumë gjëra nga historia dhe duke i kujtuar ato përmes serialeve dhe disa ngjarjeve fiktive bëhet më e thjeshtë për ne që t’i mësojmë. Ne flasim për ata njerëz që armët i kishin gjithmonë me vete dhe ishin kurdoherë gati për të luftuar. Këtu nuk flas vetëm për burrat, por edhe gratë që luftonin. Flitet për shekullin e 13-të, i cili me pak fjalë ishte vetëm rreth emigrimit, luftës dhe gjakut. Falë këtij seriali jam prezantuar me një sport të mrekullueshëm që është kalërimi. Është për mua

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.