Fajin e kanë gjithmonë prindërit

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Rozi, ti je artiste e kompletuar dhe në gjak të rrjedh gjak artisti gjithashtu. Pse bëhesh merak pse të përflasin nëse e ke rregulluar apo jo dhomën? Ti vërtet deklaron se nuk ta ndjen, por e ke parasysh që tjetër është e thëna dhe tjetër e bëra? Nëse realisht nuk do e vrisje mendjen do t’i lije qentë të lehnin dhe do çoje karvanin përpara. Po kështu duket sikur të “djeg miza nën kësulë”, duke e ulur veten sa thua që do marrësh rolin e pastrueses. Nuk të takon kjo përgjigje ty! Vazhdo kënaqu për qejfin tënd se fansat ikin dhe vijnë! Mos bëj më të tilla gabime, as për të marrë klikime më shumë, as për të prishur gjakun nga komentet e të panjohurve!

Rozana Radi –

Ajo duron, duron e duron… por shpërthen atëherë kur nuk jua pret mendja! Çiljeta është absolutisht ndër femrat më seksi shqiptare, ndër ato personazhe që merr vëmendjen e të gjithëve, në çdo dalje publike. Me apo pa make – up, e veshur apo e zhveshur, me apo pa Fernandon me vete, Çili ia del të jetë qendra. Mirëpo, lidhjen e saj të dashurisë me portierin Alban Hoxha, të gjitha mediat e kanë bërë tërkuzë. Pas mediave, njerëzit atë punë kanë dhe familjet e të dyja palëve dalin të lënduara. Kujdes! Çiljeta ka marrë një vendim: do hedhë në gjyq të gjithë ata që kanë shkruar lajme të rreme për të dhe të birin! Bëni mirë të ndjeni pak frikë. Me bukuroshen Xhilaga nuk bëhet shaka, sepse në fakt ka gjithë të drejtën e botës ta bëjë këtë. Forca Çili!

Çiljeta Xhilaga –

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.