5 sekretet e Jennifer Aniston për flokët të bukurur

Gazeta Paloma - - Stil & Dieta -

Kush nuk u dashurua me flokët e Rachel të seriali “Friends”? Jennifer Aniston i kushton shumë vëmendje flokëve dhe ruan gjithmonë këtë rutinë:

1.Mos i laj flokët shpesh

Këshilla kryesore e Jennifer Aniston është: rezistoni sa më gjatë të jetë e mundur pa i larë flokët. “Mund të rri 3-4 ditë pa i larë okët e mia dhe përsëri janë mëndafshtë dhe vijnë aromë të mirë”, ka thënë ajo në një in- tervistë për “Glamour”. Dhe kur vendos t’i lajë, ajo nuk përdor ujë të nxehtë për të ruajtur ngjyrën e tyre,

2. Tregohet e zgjuar me pajisjet e nxehtësisë

Ajo ka një strategji të veçantë për menaxhimin e pajisjeve të tilla. “Thaj vetëm pjesën e rrënjëve dhe të ballit, pjesën tjetër i lë të thahen vetë”, ka thënë ajo për “Allure”. Nëse ka 15 minuta kohë në dispozicion për t’u bërë gati, ajo kalon një furçë të rrumbullakët nëpër gjatësi, për t’i drejtuar flokët.

3.Nuk ka frikë nga krehjet profesionale

Parukieri i saj tregon se gjatë krehjes së flokëve, përdor furça të madhësive të ndryshme për të evituar kaçurrelat dhe përdredhjet e flokut.

4. E di që ngjyra perfekte nuk arrihet në një ditë

Në një intervistë për E!, koloristi Michael Canale ka treguar procesin e shndërrimit të Jennifer Aniston nga bionde në brune dhe pastaj në bionde përsëri, me disa etapa në mes. “Shkuam tek një kafe e mesme, pastaj tek një kafe e florinjtë, pastaj tek një bionde e errët”.

5. Ajo është imune ndaj ndryshimeve të modës

Duket se e ka gjetur se çfarë i qëndron mirë dhe nuk do t’ia dijë për ndryshimet e modës, madje nuk e ndien fare presionin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.