Kivanç Tatlitug i shmanget temës së Katie Holmes

Gazeta Paloma - - Koktej -

Kivanç Tatlitug nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth lajmit se është injoruar nga Katie Holmes, edhe pse është përndjekur shumë nga gazetarët rreth kësaj teme. Është mësuar se Kivanç Tatlitug do të ketë rolin protagonist në një film që do të xhirohet në Amerikë në fund të këtij muaji. Roli i partneres femër i qe ofruar Katie Holmes, por ajo e refuzoi vetëm nga fakti se nuk e njeh Kivançin si aktor. Gazetarët e kanë zënë Kivanç Tatlitug në “grackë” në një qendër tregtare për ta pyetur atë rreth refuzimit, por ai duket se ka dashur të arratiset prej tyre. Ai u përgjigj shkurt: “Këto janë gjëra fare të parëndësishme për të cilat nuk dua të flas. E kam me ngut”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.