Bëhuni ju Mister X!

Gazeta Paloma - - Histori -

Mister X, jam i martuar prej 13 vitesh, por ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë rreth bashkëshortes sime. Problemi qëndron se ajo nuk ia di vlerën lekut dhe nuk është një zonjë e mirë shtëpie. Ka një edukim të mirë, por ajo nuk di se si të kujdeset për gjërat dhe shpenzon pa kriter. .. Ola Alvin: Mesa duket ke ekonomi të mirë prandaj shpenzon ajo. Gjithsesi, e vetmja gjë që duhet të bësh është komunikimi, bisedimi me të. Ashtu si na e tregove neve shprehja dhe asaj shqetësimin që ke dhe bëja të ditur që këto veprime nuk janë të hijshme dhe gjeste jo të mira. Por thuaja qetë, jo me nerva e acarime. Nëse nuk arrin gjë duke biseduar punoji një rreng sikur të kanë pushuar nga puna apo të kanë ulur rrogën që të kuptojë se nuk duhet të shpenzojë shumë për gjëra të kota dhe se ka gjëra më të rëndësishme. Për sa u përket debateve me nënën tënde, pyete çfarë e shqetëson atë dhe nënën tënde. Nëse ndodhin për thashetheme dhe budallallëqe të kota thuaji që mos të debatojnë më dhe mos ndërhyj shumë se do acarosh gjendjen dhe do t’u duket sikur mban krahun e njërës prej tyre. Pastaj, nëse kanë problem serioz tregohu i rreptë me të dyja. Rozeta Roza: Një familje e shëndoshë pa debate nuk forcohet. Dhe gjëra për veten do blejë ajo, por të mos cënohet familja. Shiko gruan, po dhe nënën. Nuk ke marrë shërbyese dhe shurdhmemece. Do debatojë me ty dhe me vjehrrën. Jo gjithmonë ti dhe nëna jote keni të drejtë. Eliana Tiranë: Ti zotëri nuk e do më gruan tënde prandaj çfarëdo gjëje që ajo bën të duket negative dhe gjoja ke frikë që vajza do rritet keq nga gruaja. Kam frikë se po mendon divorcin dhe t’i marrësh vajzën, por me këto arsye absurde nuk ke për t’ia arritur. Rajmonda Lalaj: 13 vjet, tani kuptove çfarë zonje shtëpie është? I pabesueshëm je. Jeni të dy fajtorë, dilni bashkë, shpenzoni bashkë, meqë je aq kursimtar leku, bëje ti llogarinë, jepi lekë aq sa të del llogaria ty. Nëse ka lekun e saj, mos u mërzit se ia di vlerën lekut. Gruaja more Zotni, nëse ka lekun e saj, nuk ke shumë të drejtë të futesh në kuletën e saj. Arber Cekrezi: Në ç’mënyrë shpenzon pa kriter? Cilat janë ato gjëra që ajo i merr dhe ty të duken të parëndësishme? Në shtëpi punon vetëm ti apo edhe ajo? Një njeri që nuk e di se ç’është puna nuk e di dhe se ç’është paraja e vlera e saj. Sa për urrejtjen që ke krijuar duhet të flasësh urgjentisht me të dhe jo të acarohesh por ta marrësh butë vëlla. Zgjidhni mosmarrëveshjet duke folur. Nëse ju mbani distancë do të keni probleme edhe më të mëdha. Luiza Zykollari: Nuk ka dashuri të mjaftueshme mes çiftit ndaj vijnë këto gjëra: jo shpenzon, jo nuk shkon me vjehrrën e gjëra të tjera. Mungon dashuria. Luan Murtati: Lekun duhet ta kursesh kur është për ta kursyer, edhe kur të duhet ta shpenzosh. Lekun e fiton kollaj, edhe e shpenzon shumë lehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.